Panorama Sport (Albania)

Ankesa te Barça, Pike: Këtë kupë nuk na e marrin

Manzano dha 4 minuta shtesë, por loja u vonua 10

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Humbja në Madrid kundër Realit në “El Clasico” nuk i prish planet e Barcelonës për të fituar titullin kampion në La Liga. Katalanasi­t janë rikthyer të zhgënjyer për disfatën, por mbi të gjitha për arbitrimin e ndeshjes nga ana e Gil Manzanos. Xherard Pike ishte një nga protagonis­tët pas sfidës, i cili reagoi ashpër ndaj arbitrit për minutat shtesë dhe për penalltinë që nuk akordoi për ndërhyrjen e Mendisë ndaj Breithueit­it. Por, ai ka marrë sërish faqen e parë të gazetave spanjolle për një bisedë që ka bërë me mbrojtësin Zhordi Alba. Në momentin që janë rikthyer në Barcelonë, Pike i ka thënë Albës: “Këtë kupë nuk na e marrin dot. Të rrish i qetë. Do të fitojmë ne”. Nuk dihet ende nëse këto fjalë janë për Kupën e Mbretit, finalja e së cilës do të luhet në fundjavë mes Barcelonës dhe Bilbaos apo për kupën e titullit kampion në La Liga. Katalanasi­t kanë shanse reale, pavarësish­t humbjes në Madrid. Por, Alba nuk është shumë i sigurt për këtë gjë. “Nuk e di

vëlla, nuk e di”, ishin fjalët e Albës duke shprehur pasigurinë edhe për mënyrën si po arbitrohet Barcelona.

POLEMIKAT - Mediat katalanase vazhdojnë të jenë të pakënaqura me mënyrën se si Gil Manzano e menaxhoi ndeshjen Real-barcelona

dhe kanë analizuar minutat shtesë. Ai dhe ndihmësit e tij akorduan vetëm 4 minuta në fundin e ndeshjes, por në të vërtetë në pjesën e dytë ishte vonuar loja afro 10 minuta. Zëvendësim­et e bëra në pjesën e dytë të ndeshjes dhe goli i shënuar nga Barcelona

e vonuan lojën për 4 minuta dhe 19 sekonda. Kësaj vonese iu shtua edhe fakti që Gil Manzano ndërroi bateritë e kufjeve të tij dhe u deshën 2 minuta e 8 sekonda për këtë gjë. Gjithashtu, gjatë pjesës së dytë pati protesta e futbollist­ëve, të cilat zgjatën 3 minuta e 23 sekonda. Në total ishin 9 minuta e 50 sekonda, por arbitri akordoi vetëm 4 minuta shtesë. Kjo gjë nuk u pëlqye aspak nga katalanasi­t, të cilët protestuan pas ndeshjes dhe gjatë intervista­ve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania