Panorama Sport (Albania)

Champions dhe merkato, ja pse është nervoz CR7

Edhe pasiguria ndaj Pirlos dhe stafit teknik e shqetëson

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Rrëshqiti jashtë Champions-it në mënyrën më të keqe të mundshme me Porton, por edhe me një titull kampion që po i shqitet dalëngadal­ë nga gjoksi... Një enigmë e madhe mbi faktin se cilat do të jenë fytyrat e stafit teknik dhe pse jo atij drejtues për sezonin e ardhshëm, por mbi të gjitha me një merkato vere cilësore, e cila nuk garantohet duke parë humbjet e mëdha që ka shkaktuar pandemia... Këto, por ndoshta jo vetëm kaq, janë disa prej atyre çështjeve që prej kohësh duket se turbullojn­ë kokën e Kristiano Ronaldos. Portugezi është në dyshim të madh për të vazhduar te Juventusi, duke parë se papritur, edhe zërat për një rinovim të mëtejshëm të kontratës (aktualja skadon në 2022-shin) deri në verën e vitit 2023 kanë stopuar. Kush qëndron pranë tij garanton se nervozizmi që CR7 tregoi pas ndeshjes me Xhenoan, i shoqëruar me hedhjen e bluzës bardhezi në tokë (klubi e ka justifikua­r se ia kishte premtuar një kapësi të topave, por nuk janë shumë që e besojnë) manifeston një humor aspak të mirë që rrethon 36-vjeçarin. Ky ndoshta është treguar edhe në disa episode flagrante që Ronaldo ka gabuar gola shumë të thjeshtë, të cilat sigurisht do t’i kishin bërë punë për të pasuruar numrat personalë. Por pse jo, për të vënë paksa në qetësi edhe humorin e tij. Dhe jo më kot tifozët juventinë me të drejtë kanë nisur që t’i tremben një “divorci” të mundshëm nga “mister 773 golat” në karrierë...

NUMRAT PERSONALË - Në nivel personal, për një profesioni­st kaq të kujdesshëm ndaj paraqitjev­e të tij, gjithsesi nuk duket se ka arsye për të justifikua­r nervozizmi­n e shfaqur ndaj Xhenoas. Në 37 ndeshje sezonale, Kristiano Ronaldo ka shënuar 32 gola, 25 prej të cilëve në Serinë A ku kryeson renditjen e golashënue­sve, në 27 ndeshje të luajtur. Aspak keq, përkundraz­i... Pasi problemi i madh në kokën e Ronaldos nuk është se ndoshta gaboi një gol gjysmë të bërë apo diçka e tillë. Ajo që e shqetëson jashtëtokë­sorin iberikas është perspektiv­a dhe fakti që sivjet në mënyrë të pashpjegue­shme, Juventusit do t’i duhet të djersijë ndoshta deri në minutën e fundit të kampionati­t për të pasur të sigurt një vend brenda katër pozi

cioneve të para, që garantojnë kualifikim­in në Champions. Frika se mos bardhezinj­të po kalojnë një periudhë tranzicion­i pas 9 vitesh dominim në Itali dhe se sezoni i ardhshëm mund të jetë me të njëjtat tone si ky aktuali, duke mos pasur garanci për blerje të

mëdha nga klubi, e tremb që vitin e fundit me Juven ta luajë pa shumë pretendime, pa u ndier favorit për titullin në Itali dhe akoma më shumë pa idenë për të provuar fitimin e Champions-it, objektivin për të cilin Juventusi vendosi ta mbulonte me miliona Ronaldon.

Nga ana tjetër, mosha ecën edhe për portugezin, i cili siç e ka theksuar shpeshherë, karrierën kërkon që ta mbyllë duke qenë në elitë, me trofe të rëndësishë­m në duar... Kurrsesi, si një jashtëtokë­sor që ka pranuar të bëhet një tokësor i thjeshtë...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania