Panorama Sport (Albania)

Mëziu akuzon Barushin: S'mund ta ngjisë Dinamon me zor

-

Fehmi Mëziu akuzon Ermal Barushin. Pas të kuqit që mori në ndeshjen e fundit, administra­tori zbulon se çfarë ndodhi. Ai e quan homologun e tij provokues, ndërsa evidenton se Dinamon nuk mund ta ngjisin me zor. I ftuar në emisionin "E hëna sportive" në "RTSH", zyrtari i klubit të Korabit u shpreh se blutë kanë edhe 3-4 muaj pa marrë rroga. "Këtë vit duhen pyetur te Dinamo, si e kanë nisur sezonin dhe si kanë ardhur në Peshkopi. Administra­tori i Dinamos është një person që provokon gjithë kohën dhe vjen në Peshkopi me shumë dashakeqës­i. Tension? Sezonin e kaluar nuk kemi pasur probleme, por këtë vit problemi është administra­tori i Dinamos. Nuk kam asgjë me Dinamon, por njerëzit që e drejtojnë janë shumë të ulët. Barushi do që Dinamo të ngjitet në elitë me penallti. Nuk mund të ngjitet me zor, kur kanë 3-4 muaj pa paguar lojtarët. Përgjegjës­ia e Korabit është që e dinim se do vinin me provokim, ndaj duhet të ruanim qetësinë. Dalja me karton të kuq e mbrojtësit tonë na dëmtoi, pasi Dida është pjesë e rëndësishm­e e skuadrës. Sipas listës së protokolli­t, të gjithë drejtorët duhet të rrinë në stol, deri sa merren me organizimi­n dhe mirëmbajtj­en e ndeshjes. Problemet lindin aty për aty. Çdo ekip që ka ardhur në Peshkopi nuk ka pasur ngjarje të tilla, por i kemi përcjellë si miq", tha për këtë çështje Mëziu. Kujtojmë se nuk është e para herë që drejtuesit e të dyja klubeve kapen. Gjatë fazës së parë madje patën edhe konfrontim fizik. Drejtuesi i dibranëve ndalet edhe tek ecuria e ekipit dhe konkretish­t te takimi i fundit me blutë. "Ne kemi 3 vite që punojmë me skuadrën dhe këtë sezon treguam se kemi nivel për të kapur vendin e parë. Edhe pse në janar kishim disa largime, afruam të rinj që kanë dëshirë të luajnë. Jemi një ekip që prodhojmë më shumë aksione para portës dhe është normale që do të humbasim. Po bëjmë një kampionat të mirë dhe shpresoj që ta kapim kreun, ndonëse humbja e fundit na dhemb", deklaroi administra­tori i Korabit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania