Panorama Sport (Albania)

Mërgjyshi lë Besën: Nuk rrihej vetëm për 1 rrogë

“Pas humbjes me Egnatian, u zeruan shanset”

- FERIZ FERIZAJ

Dorëheqjet Artan Mërgjyshi. Humb ja me Egnatian, dhe për më tepër në shtëpi, ka zbehur ndjeshëm shanset për vendin e dytë. Nëse kreu ishte utopi, kavajasit shpresonin që të ngjiteshin në elitë të paktën nëpërmjet ndeshjes shtesë. Edhe pse matematika i mban në lojë dhe janë ende 5 javë për t’u luajtur, trajneri ka marrë rrugën pa kthim. Ai i ka paraqitur dje kërkesën për largim presidenti­t dhe Nexhat Bizhdili e ka pranuar. Ndërkohë, edhe zv.trajneri Edmond Kodra ka dhënë dorëheqjen.

SHKAKU - Gazeta “Panorama Sport” kontaktoi me teknikun 52-vjeçar, i cili zbulon më shumë rreth vendimit që mori një ditë më parë. Ai merr përsipër dështimin, ndërsa sqaron se nuk mund të rrinte më sa për të marrë rrogën. “Çdo trajner që ka njëfarë ambicieje e egoje personale, shkon në një klub, duke pranuar objektivat që presidentë­t apo kryetarët e bashkive. Me këtë synim erdha në Kavajë. Punova mjaft me ekipin për të qenë sa më afër objektivit ‘Superiore’. Bëmë mirë besoj mbi 80% të punës, por me humbjen e fundit me Egnatian shanset tona, sipas meje, u zeruan. Në këtë kuotim nuk kisha arsye të qëndroja, s’mund ta bëja këtë vetëm për të marrë rrogën. Ndaj, dhashë dorëheqje të parevokush­me. Mora përgjegjës­itë e mia si trajner, pasi secili ka përqindjen e tij të dështimit”, sqaroi tiranasi.

PENGESAT - I pyetur se cilat ishin pengesat që nuk e lejuan të realizonte synimin, ish-kryepankin­a verdhezi thotë: “E kam thënë që në fillim për ‘Panorama Sport’, te Besa nuk gjeta atë numër lojtarësh që do dëshiroja. Thënë ndryshe, pak alternativ­a kisha në stol. Përtej kësaj, të gjithë lojtarët u përpoqën dhe bënë më të mirën në më të shumtën e herëve. Mendoj se rrëshqitja jonë nisi që nga barazimi me Lushnjën, e luajtur në Pezë. Aty nisi tersi, pasi në thuajse të gjitha javët më pas, asnjëherë nuk patëm grupin e plotë të gatshëm. Nuk po i përmend me emra, por për gati 90 ditë kemi luajtur me 70% të formacioni­t. Krahas kësaj, shpesh lojërat tona mjaft të mira nuk na janë shpërblyer me pikët që kemi merituar. Nëse u ktheheni kronikave të ndeshjeve, do shihni me keqardhje se jemi ekipi ‘kampion’ në rastet e humbura. Thënë më shkurt, isha i pafat te Besa pavarësish­t se unë, stafi dhe të gjithë futbollist­ët djersitëm shumë, por dështuam në arritjen e objektivav­e. Me këtë rast, falënderoj kolegët e stafit me të cilët punova, të gjithë futbollist­ët dhe më kryesorin presidenti­n Bizhdili që më besoi dhe asnjëherë nuk ‘futi hundët’ në punën tonë. Tani që nuk jam më trajner i Besës, uroj që të rikthehet shpejt në Superiore. Me traditën dhe futbollin që luan, Besa i mungon sinqerisht elitës”, përfundoi Mërgjyshi. PASUESI

Nuk ka kaluar as një ditë dhe Besa ka zgjedhur pasuesin e Artan Mërgjyshit. “Panorama Sport” mëson se Ndriçim Kashami ka arritur marrëveshj­en me presidenti­n dhe pritet që sot të zbresë në fushë dhe nis zyrtarisht stërvitjen. Bëhet fjalë për një rikthim, sepse kavajasi një sezon më parë ka qenë trajner i verdhezinj­ve.

 ??  ?? Artan Mërgjyshi
Artan Mërgjyshi
 ??  ?? Ndriçim Kashami
Ndriçim Kashami

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania