Panorama Sport (Albania)

Përmbysja në 1 vit, ja pse Partizani ia del për titull

Dora e trajnerit Daja po ndihet, tani 9 finale

- VERONIK ISTREFAJ

Faza e tretë nuk ishte e duhura për skuadrën e Partizanit, me të kuqtë që lanë shumë pikë të rëndësishm­e, sidomos në sfidat kundër Apolonisë dhe Skënderbeu­t. Por, në “Air Albania”, Partizani mori një fitore të pastër 3-0 duke e mbyllur fazën e tretë me një trepikësh shumë të rëndësishë­m. Në fund, Partizani mori 15 nga 27 pikë të mundshme, pak për një skuadër që do titullin kampion, por sërish është favorite për titullin, duke qenë vetëm 2 pikë pas kryesuesve të Teutës.

KRAHASIMI – Pas tri fazave këtë sezon në Superiore, Partizani mban vendin e dytë me 47 pikë. Po ta krahasosh me sezonin e shkuar, të kuqtë janë shumë më mirë. Edhe pse kanë vetëm 9 pikë më shumë (38 sezonin e shkuar pas 3 fazave), janë në garë për titullin kampion, ndërsa vjet, rrezikonin “play out”-in. Pas tri fazave, Partizani renditej në vendin e shtatë në kuotën e 38 pikëve, ndërsa Bylisi në vendin e tetë, numëronte 36 pikë. Duket qartë se trajneri Daja ka bërë një punë shumë të mirë në krye të “demave”, por duhet thënë se edhe ekipet kundërshta­re, kanë pasur shumë luhatje.

SULMI MË I MIRË - Partizani këtë sezon është shumë më ndryshe se edicioni i shkuar, ku nga lufta për mbijetesë, synon titullin kampion. Gjithashtu, të kuqtë kanë dhe sulmin më të mirë në Superiore, me plot 37 gola të shënuar pas 27 javësh kampionat.

LIDERI – Trajneri Daja pa diskutim që do të kishte dashur një lider që nga fillimi i sezonit, por e gjeti vetëm pas muajit janar. Bëhet fjalë për Eraldo Çinarin, i cili është rikthyer më i uritur se kurrë për të treguar vlerat e tij. Bomberi shkodran ka shënuar 5 gola në vetëm 11 ndeshje të luajtura si titullar duke tërhequr ekipin e tij përpara. Me rikthimin e Çinarit, duket se u “zgjua” edhe Jasir Asani, i cili ndoshta për shkak të konkurrenc­ës ose dhe për shkak të kërkesave të Dajës, e ka rritur ndjeshëm performanc­ën e tij dhe aktualisht, është golashënue­si më i mirë i “demave” me 6 gola të shënuar. Partizani ka dhe 9 finale deri në fund dhe një gjë është e sigurt: Nëse ecuria do të jetë siç ishte ajo e fazës së tretë, titulli kampion do të jetë larg.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania