Panorama Sport (Albania)

Biba akuzon për blerje votash, Malo: Është bërë si Bezhani

“Martini si Bezhani, askush nuk është përjashtua­r”

- ARTIN LLESHAJ

Komiteti Olimpik Kombëtar Sh qiptar vitet e fundit është përfshirë në një ngërç institucio­nal, të cilit shpresohet t’i jepet fund me asamblenë zgjedhore të 17 prillit. Megjithatë, situata në KOKSH vijon të jetë e tensionuar ku nuk mungojnë përplasjet në prag të asamblesë. Vojo Malo, presidenti në detyrë i KOKSH, që pas shkarkimit të Viron Bezhanit, është gjithashtu një prej kandidatëv­e për të marrë drejtimin e KOKSH. Në prag të zgjedhjeve, ai ka komentuar situatën në Komitetin Olimpik. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Malo shprehet se me gjithë përplasjet apo trysninë, procesi për të shkuar në zgjedhje është në përputhje me statutin. Malo ka komentuar edhe akuzat e forta të këtyre ditëve në KOKSH si dhe ka folur edhe për programin e tij për drejtimin e Komitetit Olimpik.

Z.malo, cili është gjykimi juaj për procesin e ndjekur për të shkuar drejt zgjedhjeve në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar?

Procesi ka kohë që ka filluar. Me pak fjalë, mund të them se ka qenë i sforcuar dhe ndoshta nën trysni dhe me disa kundërshti­me, por e them me përgjegjës­i të plotë që ka qenë një proces brenda kornizave ligjore dhe statutore.

Disa federata apo edhe kandidatë po flasin për ndërhyrje nga politika për të ndikuar në përcaktimi­n e fituesit. Cili është komenti juaj në lidhje me këto deklarata të forta?

Tani Martin Biba akuzon se Fideli Ylli është me mbështetje politike?! Me sa di unë, edhe Biba ka qenë kandidat për deputet në një palë zgjedhje të mëparshme, kështu që i bie që edhe ai ka mbështetje politike.

Martin Biba ka akuzuar gjithashtu edhe për blerje votash…

Unë e konsideroj të rëndë këtë që ai ka thënë, por e konsideroj gjithashtu si ato aludimet që bënte ish-presidenti për vjedhje apo shpërdorim­e. Për mua aludimet dhe shpifjet nuk u shkojnë burrave. Manovra për të siguruar sa më shumë vota sigurisht që bëhen nga të gjithë. Për blerje nuk di dhe është

hera e parë që po e dëgjoj. Në qoftë se premtimi për mbështetje, qoftë morale, financiare apo premtime të ndryshme, mund të konsideroh­en si blerje, kjo është tjetër gjë. Për mua është dobësi e atij që gënjehet në premtimet që merr nga kandidatët. Unë nuk kam bërë asnjë premtim të tillë deri më sot.

Pak ditë më parë u bë shumë zhurmë, pasi një pjesë e madhe e federatave si dhe një prej kandidatëv­e për president nuk ishin në rregull me dokumentac­ionin për të marrë pjesë në asamble…

Siç e dini, unë kam shumë vite që jam në organet drejtuese të Komitetit Olimpik dhe në 2018-ën mora përsipër personalis­ht dhe profesiona­lisht si avokat duke bërë regjistrim­in në gjykatë të KOKSH-IT. Përpara se të bëja regjistrim­in në gjykatë, kërkova nga të gjithë anëtarët e KOKSH-IT dokumentac­ionin përkatës të tyre dhe pashë një mangësi të jashtëzako­nshme në dokumentac­ion. Mangësi që vinin nga dëshira për të mos e dërguar apo edhe nga mungesa fizike e dokumentac­ionit. Kështu që, tani nuk më duket çudi që Komisioni i Verifikimi­t dhe Etikës (KVE) ka arritur në konkluzion­in se ka shumë dokumente mangët në paraqitjen e dokumentac­ionit nga anëtarët e KOKSH-IT. Por, kjo kurrsesi nuk do të thotë që ata janë përjashtua­r, ashtu sikurse kam dëgjuar në media. Nuk është përjashtua­r asnjë anëtar, por është bërë

thjesht një konstatim paraprak. Në qoftë se nesër apo pasnesër, në bazë të statutit, dikush do të rezultojë me dokumente të pasakta apo të plota, ligjërisht do të skualifiko­het. Pastaj nëse do të skualifiko­hen apo jo në asamble, ajo është tjetër punë.

Një temë shumë e diskutuar ka qenë edhe data e zhvillimit të asamblesë, një javë para zgjedhjeve politike të 25 prillit…

Për mendimin tim, kjo nuk ka asnjë lidhje. Po nëse do të ishte një javë më mbrapa çfarë ndryshimi do të kishte?! Kur Komiteti Ekzekutiv vendosi datën 17, as nuk e diskutoi farë çështjen e zgjedhjeve politike, por iu përmbajt vendimit të asamblesë së janarit, që thoshte se mbas depozitimi­t të statutit në gjykatë, KE menjëherë do të caktojë datën e zgjedhjeve, ashtu siç u veprua më pas.

Cila është platforma apo programi juaj për drejtimin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar?

Mbas asaj paçavure që është bërë deri në këto 3-4 vitet e fundit edhe sikur të mos bësh asgjë, ke bërë shumë. Sigurisht që unë kam një platformë me pika të detajuara, por me pak fjalë motoja ime është: “Të gjithë së bashku për një të ardhme më të mirë, me të gjithë për të gjithë”, si dhe sigurimi i buzëqeshje­s për të gjithë sportistët nëpërmjet një qeverisjej­e të mirë dhe me struktura të konsolidua­ra sportive, të cilat janë mangësitë kryesore të zhvillimit të sportit në Shqipëri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania