Panorama Sport (Albania)

Plori, replikë Martinit: Je i pari pa lojë

-

Elvis Plori dhe Edi Martini për herë të fundit kanë qenë së bashku pjesë e Vllaznisë si futbollist­ë kur shkodranët fitonin kampionati­n në vitin 2001. Por, dy dekada më pas, ata luftojnë për titullin me role të rëndësishm­e në stafin teknik të Vllaznisë dhe Teutës. Zv.trajneri i kuqebluve,

Plori, nisi i pari ngacmimet për...

Një deklaratë e zëvendëstr­ajnerit të Vllaznisë, Elvis Plori, në fundjavën e kaluar, nuk i ka pëlqyer aspak numrit një të pankinës durrsake, Edi Martini. Ky i fundit, duke folur të dielën në mbrëmje në “Rubrika Sportive”, në “RTSH” për momentin e mirë që po kalon Teuta, injoroi atë që kishte thënë Plori në të njëjtin emision, në një kohë që u pyet për të bërë një replikë. “Nuk e njoh, kush është ky? Nuk e njoh, nuk e di ku ka luajtur futboll dhe nuk e di ku ka drejtuar. Gjithsesi, unë merrem me ekipin tim. Kam shumë pak kohë të merrem me të tjerët dhe pak më intereson. Jam super i kënaqur me lojën dhe shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm, sepse jemi në vend të parë dhe kjo më ngroh më tepër”, u shpreh Martini, duke mos lënë pas ironinë.

ÇFARË THA PLORI – “Me Martinin jemi miq. Edit nuk i ka dalë asnjë nga parashikim­et para fillimit të kampionati­t. Ka menduar se do të jemi për mbijetesë dhe do të biem nga kategoria. Kur luajtëm ndeshjen e parë, më tha ‘çfarë i bëre vetes që erdhe në Shkodër’. Tani thotë jeni bërë skuadër e fortë. Nëse do të flitet për futboll, është Teuta që luan futbollin më të shëmtuar nga 5 skuadrat që janë në luftë për titull”, ka deklaruar zv.trajneri i Vllaznisë të dielën e kaluar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania