Panorama Sport (Albania)

Biletë për Europën, Kupa ndez ndez aksin aksin Durrës-shkodër Durrës-shkodër

Memelli sfidon Teutën: Asgjë për të humbur, Skënderbeu synon finalen

- ADMIR URUÇI

Trajneri i Vllaznisë, To mas Brdariç, në daljen e djeshme para mediave ka pohuar se skuadra e tij duhet të ketë kujdes në përballjen e Kupës ndaj Laçit. Ai, me sa duket, po punon për të gjetur edhe pikën e dobët të ekipit kundërshta­r për të bërë të mundur kalimin e Vllaznisë në finalen e Kupës. Brdariç ka vlerësuar Laçin, që vetëm tri ditë më parë i mori një pikë në javën e 27-të të kampionati­t në transfertë. Vllaznia në këtë takim kërkon finalen pas 11 viteve, ku në 2010-ën u mund 2-1 nga Besa në shtesë.

Përballë do të keni sërish Laçin, kësaj here për gjysmëfina­len e Kupës. Si e shikoni këtë takim?

Është një ndeshje Kupe, si një finale dhe nuk luhet për pikë. Duhet kujdes, është vetëm një ndeshje dhe mund të shkojë më shumë se 90 minuta. Laçi është një ekip me eksperienc­ë dhe me cilësi, por e di që skuadra ime është e motivuar dhe nëse fitojmë, shkojmë në finale. Jemi përgatitur ndryshe për këtë duel e jemi gati të bëjmë më të mirën.

Çfarë do të kërkoni nga ekipi juaj në këtë duel?

Duhet të përballemi me ta me të njëjtën ego, është e vetmja mënyrë se si mund të përballesh me Laçin. Duhet grintë dhe agresivite­t. Strategjia që përdorëm në Laç ishte e duhura. Tani luajmë në “Loro Boriçi” dhe është një ambient ndryshe dhe fushë më e madhe. Duhet të bëjmë diçka më ndryshe dhe jemi përgatitur për këtë gjë.

Cila është situata me mungesat te Vllaznia?

Për sa u përket mungesave, do ta shohim deri në fund kush do të jetë dhe kush jo. Lojtarët janë të motivuar dhe do të hedh në fushë ata që janë 100% gati dhe që janë të aftë për të na dhënë fitoren.

Kupa a shikohet si rruga më e shkurtër për Europën?

Kjo është një mundësi për Europën. I kemi të gjitha mundësitë për të fituar dhe nuk do ta lëmë këtë mundësi të na ikë. E kuptoj që në Shkodër është e rëndësishm­e të shkojmë në Europë dhe ne do t’i shfrytëzoj­më të gjitha mundësitë, në Kupë dhe kampionat.

Jeni përgatitur për ta mbyllur me lojë të rregullt apo parashikon­i edhe penalltitë, ku përballë do të keni një portier si Sherri…?

Do të hyjmë në fushë me mendimin për ta mbyllur për 90 minuta. Në ndeshje do të shikohet, pasi luajmë me një ekip të fortë. Luajmë në shtëpi dhe kjo na jep më tepër motivim. Penalltitë dhe Sherri kundër? Shoh ekipin tim dhe kemi mundësi të shënojmë.

Duhet besim, i kemi cilësitë të shënojmë dhe të mbrohemi për të mos i lënë asgjë fatit në dorë. Do të mundohemi ta mbyllim në mënyrën më të mirë. E di që Sherri ka luajtur këtu dhe rikthehet në Shkodër. Ai ka shumë presion mbi shpatulla, sepse përballet me ish-ekipin. Jam i bindur se do t’i shënojmë nesër (sot).

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania