Panorama Sport (Albania)

Krymi: Vllaznia në finale, për titull deri në fund

Mesfushori shkodran shprehet optimist për realizimin e objektivav­e të skuadrës

-

Mesfushori Ardit Krymi është i bindur se Vllaznia do të jetë finaliste e Kupës. Takimi do të jetë i një vështirësi­e të lartë, por jo i pamundur për shkodranët. Përpos kësaj, zv.kapiteni është i bindur se Vllaznia do të kërkojë deri në fund edhe titullin.

Morët një pikë me vlerë në Laç apo mund të kishit marrë më tepër?

Mendoj se pika e marr në Laç ishte rezultat i mirë, sepse kishim shkuar që të mos dilnim pa pikë dhe ia arritëm. Laçi në shtëpinë e vet është një skuadër shumë e fortë.

Kanë mbetur edhe 9 javë nga fundi i kampionati­t. A do të jetë Vllaznia në fund në objektivat e saj dhe a është i mundur fitimi i titullit?

Mendoj se i kemi të gjithë mundësitë që të luftojmë deri në fund për titullin kampion. Ia kemi bërë “hyzmetin” një gjëje të tillë. Nuk kemi pse të dorëzohemi tani.

Sot luani gjysmëfina­len e Kupës.

Besoni te kalimi në finale?

Besoj se nëse bëjmë maksimumin të gjithë së bashku, nuk do ta vejmë në diskutim kualifikim­in për në finale. Kam besim se do të bëjmë mirë.

Këtë sezon se keni mundur asnjëherë Laçin apo e keni ruajtur këtë për këtë takim?

Mendoj se ata në ndeshjet që na kanë mundur, kanë përfituar nga episodet, por këtë radhë ka me qenë krejt ndryshe. Edhe jam shumë i bindur, pavarësish­t se s’do ta kemi të lehtë, do të dalim fitimtarë.

Do të jetë ndeshje teke. Presionin e shikoni te Vllaznia apo Laçi?

Mendoj që s’ka lidhje presioni në këtë ndeshje. Ne duhet thjesht të luajmë në grup edhe do t’ia dalim .

Çfarë i trembeni më shumë në këtë takim?

Nëse luajmë siç kemi bërë në pjesën dërmuese të sezonit, s’kemi frikë askënd. A.URUÇI

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania