Panorama Sport (Albania)

Duro: Prisni Laç ndryshe në Shkodër

“Futbolli është i paparashik­ueshëm, ndeshja e kampionati­t s’ka lidhje me të sotmen”

- ILIR CARA

Trajneri Shpëtim Duro e konsideron të pranueshme luhatjen e fundit të Laçit, pasi situata të tilla i ndodhin çdo ekipi. Në intervistë­n e dhënë për “Panorama Sport”, Duro shprehu besim se ekipi i tij do të kthehet shpejt, madje duke filluar nga gjysmëfina­lja e Kupës në Shkodër. Duro pohoi se dueli i sotëm me shkodranët do të jetë ndryshe nga ai i fundjavës së shkuar në kampionat, ku barazuan 0-0. Trajneri i Laçit nuk merr guximin të parashikoj­ë se çfarë do të ndodhë në këtë ndeshje teke të Kupës, por beson se skuadra e tij do t’i realizojë objektivat, ku më herët është thënë se Laçi i synon të dy trofetë. Në fund Duro pohoi se me trajnerin Brdariç ka marrëdhëni­e shumë të mira.

Rezultatet e fundit e kanë lëkundur besimin në ekip për vazhdimësi­në?

Sigurisht që çdo skuadër i ka të pranishme luhatjet gjatë një sezoni, kështu që edhe ne i kemi pasur. Ndeshjet e fundit nuk kanë qenë aty ku ne dëshironim. Kemi pasur edhe probleme në lojë, përveç rezultatev­e, por ka qenë ndryshe në ndeshjen e fundit me Vllazninë ku skuadra bëri paraqitje të mirë. Por, kjo nuk na e lëkund besimin, ku sot luftojmë për një objektiv, si dhe në kampionat jemi në vazhdim. Kështu që, punën e kemi para dhe çdo që është në dorën tonë.

Si vjen Laçi në këtë takim? A keni ndonjë shqetësim dhe a rikthehet ndonjë prej lojtarëve të dëmtuar?

Është po ajo situatë që patëm në ndeshjen e fundit të kampionati­t, kështu që edhe kësaj radhe me Vllazninë nuk

kemi asnjë rikthim.

Në dy ndeshjet e fundit nuk keni shënuar. Sulmuesit mos ndoshta po kalojnë një ngërç?

Patjetër që nuk kemi shënuar në dy ndeshjet e fundit. E kam thënë se me Teutën nuk kishim mundësi me përjashtim

të një rasti të Mazrekajt, kurse me Vllazninë çaluam pasi kemi pasur 4-5 raste për shënim. Tri mundësi i patëm në pjesën e parë dhe dy në të dytën, ku duhet të kishim shënuar, por nuk arritëm të finalizoni­m.

Luhet vetëm me një takim.

Besoni se mund ta zgjidhni në Shkodër brenda 90 minutave apo jeni përgatitur për shtesë dhe... penalltitë?

Se çfarë do të ndodhë në këtë takim nuk mund ta parashikoj, mund të shkojë 90 minuta, me shtesë apo me penallti. Them kështu, pasi futbolli

është i paparashik­ueshëm, kjo varet nga interpreti­mi që skuadrat do t’i bëjnë lojës. Dihet që është një ndeshje me specifikë të veçantë, jo si ajo e kampionati­t. Kjo do përqendrim, kujdes, interpreti­m tjetër për arsye se është me sistem eliminimi direkt me vetëm një ndeshje. Unë mendoj se ndeshja e fundit e kampionati­t nuk do t’i ngjajë sfidës së sotme me Vllazninë.

Do të ishit në rregull nëse fitoni Kupën këtë sezon apo keni si objektiv primar kampionati­n?

E kam thënë që në fillim se nuk kam ardhur në pozita të

barabarta me rivalët e tjerë. E kam marrë drejtimin e Laçit në ndeshjen e fundit fazës së parë, ku skuadra kishte 7 pikë dhe me shumë diferencë nga pretendent­ët. Por, kemi bërë një punë që shpresoj ta kurorëzojm­ë pozitivish­t deri në fund të kampionati­t.

Si i keni marrëdhëni­et me trajnerin e Vllaznisë?

Marrëdhëni­et me trajnerin e Vllazninë i kam shumë të mira, normale. Përpos faktit që me Brdariç kemi edhe një të kaluar të përbashkët, pasi kemi drejtuar Shkëndijën e Tetovës në periudha të ndryshme.

 ??  ?? Duro dhe Brdariç gjatë ndeshjes së fundit në Laç
Duro dhe Brdariç gjatë ndeshjes së fundit në Laç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania