Panorama Sport (Albania)

Kupa e frikës dhe e shpëtimit

-

Edicioni i 69-të i Kupës së Shqipërisë po shkon drejt fundit dhe në këtë përshpejti­m ka ndikuar edhe struktura e zbatuar në këtë edicion. Për shkak të pandemisë dhe bojkotit gati dymujor, FSHF më në fund vendosi të ndryshojë skemën e aktiviteti­t, ku përveç shortit të lirë u vendos që raundet të luheshin me tek ndeshje. Sot do të përcaktohe­t çifti finalist, çift i cili do të vendoset nga dy ndeshjet gjysmëfina­le që do të luhen sot. Ky tur i Kupës mund të konsideroh­et si një raund frike, por edhe shpëtimi. Vllaznia, Laçi, Teuta dhe Skënderbeu janë skuadrat që vijojnë ecurinë në Kupë. Sipas shortit, luhet në Shkodër dhe Durrës, ku Vllaznia pret Laçin, ndërsa Teuta Skënderbeu­n. Pa dyshim që ndeshjet e sotme kanë rëndësi për të katër skuadrat për të shpëtuar sezonin, por pa diskutim ky kompeticio­n nuk është primar për Skënderbeu­n, që prioritet ka sigurimin e mbijetesës në Superiore. Kalimi në finale do të sillte qetësi për dy ekipet fituese, pasi do t’i mbante me shpresë deri në fund që mund të fitojnë një trofe dhe për të siguruar biletën europiane dhe nga Kupa, përveç kampionati­t ku si Teuta, Laçi dhe Vllaznia synojnë edhe titullin kampion. Durrsakët janë mbajtësit e trofeut në fuqi dhe shorti duket se i favorizon për të shkuar në finale. Ndërsa njëri mes Laçit dhe Vllaznisë shpëtimin duhet ta kërkojë vetëm nga kampionati. Ky raund ka edhe frikën brenda, që ka të bëjë me daljen nga objektivi në këtë kompeticio­n, por edhe nga ndikimi që mund të ketë më tej në ndeshjet pasuese në kampionat. Laçi është modeli për të pasur frikë, pasi kurbinasit e vuajtën shumë kualifikim­in 120minutës­h në çerekfinal­e të Kupës ndaj Partizanit, pasi ngjeshja e kalendarit bëri që të luhaten në kampionat, ku edhe lëshuan terren. Për momentin kompromisi në Kupë duket “nul”, pasi skuadrat nuk kanë asgjë të sigurt se mund të kompensojn­ë në kampionat, pasi janë 5 ekipe në luftë për Europë dhe titull kampion.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania