Panorama Sport (Albania)

Polakët: Blerja e Muçit, më e vështira

-

Radoslav Kuçarski, drejtor sportiv i Legias së Varshavës, pranon se çështja “Muçi” ishte e ndërlikuar dhe për pak sa nuk u prish. Drejtori pranoi se klubi do ta paguajë Muçin me dy këste, ndërsa më pas zbuloi se ishte e pamundur që marrëveshj­a të mbahej e fshehtë. “Ernest Muçi nuk ishte një proces i lehtë. Duke parë se si kemi punuar në Legia për disa sezone, unë nuk jam i vetmi person që marr vendime për transferim­et. Sigurisht, unë kam ndikimin përfundimt­ar në kontraktim­in e lojtarëve, por menaxhimi i një grupi skautësh, njerëzit që janë përgjegjës në Legia për të dhënë mendime për lojtarë të ndryshëm, ky është çelësi i suksesit. Më vjen mirë që kam një grup njerëzish me të cilët është kënaqësi të punosh. Vazhdimi i historisë së Muçit... Një temë shumë e vështirë. Unë sinqerisht do të thosha se ky ndoshta ishte një nga transferim­et më të vështira që kemi bërë si klub. Një transferim shumë intensiv që kërkonte shumë krijimtari. Transferim­i mund të ishte prishur në një moment. Praktikish­t në fund doli që në epokën e mediave sociale, informacio­ni doli nga gazetat shqiptare, pavarësish­t nga puna e mëparshme. Në fund të fundit disi i prishi planet, por jam i lumtur që Ernesti më në fund arriti të bashkohej me ne”, tha drejtori i Legias. Trajneri e ka fjalën për faktin se Tirana nuk pranonte të paguhej në fund të sezonit, por nga 500 mijë eurot, gjysmat i donte në momentin e firmës, në të kundërt marrëveshj­a prishej.

DEKLARATA - Trajneri i Legias së Varshavës, Czeslav Miçnieviç, është shprehur se talenti shqiptar, Ernest Muçi, duhet të jetë i durueshëm, pasi edhe momenti i tij do të vijë. Në një konferencë për mediat, tekniku polak është shprehur se Muçi po ambientohe­t pak nga pak, duke shtuar më tej se po e njeh më mirë skuadrën dhe thotë se bën shumë shaka me shokët e ekipit. “Muçi duhet të presë shansin e tij, të vazhdojë të punojë shumë. Ka qenë për dy javë me ekipin kombëtar dhe nuk ka qenë me ne. Ka munguar me ekipin për këto dy javë. Do të vijë edhe momenti i tij, sepse është një futbollist i ri. Duke e parë atë çdo ditë në stërvitje, e shikoj që ai tani është më lirshëm me shokët e skuadrës, flet më kollaj, bën shaka shumë, e njeh secilin lojtar në emër dhe në pseudonim. Sigurisht që ne do ta ndihmojmë atë. Ai do të jetë gati, do të marrë më shumë minuta në vazhdim. Jam i bindur që do rritet me ekipin tonë, por duhet të jetë i durueshëm”, tha Miçnieviç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania