Panorama Sport (Albania)

Henri Okebugu: Gati të surprizojm­ë Partizanin

-

Nigeriani i Kastriotit,henry Okebugu, në një deklaratë për “Panorama Sport” tregon se çfarë nuk funksionoi në ndeshjen me Kukësin, dhe shprehet se tashmë vëmendja është vetëm te Partizani. “Ndeshjen me Kukësin ne e patëm përgatitur shumë mirë, pasi kishim përballë një ekip me shumë kualitet dhe pavarësish­t se ne e kishim mposhtur dy herë, mbetej kundërshta­r i fortë. Në pjesën e parë, ne bëmë disa gabime dhe në të dytën nga dëshira e madhe për ta fituar ndeshjen ne u hodhëm në sulm për ta fituar ndeshjen, ku patëm edhe disa raste shënimi, por që nuk ia dolëm. Kur nuk shënon pëson dhe kjo na ndodhi edhe ne. U ndiem keq, pasi në momentin që pësuam, po luanim shumë mirë. Gjithsesi, tashmë e kemi lënë pas atë ndeshje dhe kemi filluar përgatitje­t për ndeshjen me Partizanin. Shpresojmë që në këtë ndeshje të na rikthehet Silva, dhe Bardhi, të cilët janë aktualisht të dëmtuar. Gjithsesi, ne jemi një ekip që lufton në çdo ndeshje, sepse besojmë në veten tonë dhe e di që do të japim maksimumin tonë për të marrë një rezultat pozitiv, ku shpresoj që të jenë tri pikët”, tha Okebugu, i cili për sezonin personal, si dhe për ofertat në drejtim të tij, u shpreh: “Nuk kam luajtur në 8 ndeshje në këtë sezon, për shkak të dëmtimeve që pata, por tani jam kthyer dhe fokusi im është të ndihmoj me aftësitë e mia që Kastrioti të mbetet në Superligë dhe mos të rrezikojë. Unë nuk mendoj për oferta ose asgjë tani për tani, fokusi im është në ndeshjet e mbetura të sezonit pasi ekipi ende lufton për t’i shpëtuar “play out”-it. Por, pasi të përfundojë sezoni, atëherë do të shohim se çfarë do të ndodhë edhe me mua”, tha Okebugu. B.BALLIU

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania