Panorama Sport (Albania)

Smaçi: Besojmë te mbijetesa, nuk e lëmë kampionati­n në mes

Mesfushori i Apolonisë: Më vjen keq që na konsideroj­në të rënë

-

Ndonëse është ngujuar në vendin e fundit dhe me diferencë të madhe pikësh nga zona e mbijetesës, fierakët nuk kanë hequr dorë dhe do të luftojnë gjer në fund të kampionati­t. Megjithatë, përderisa matematika e lejon, Apolonia ka vendosur ta provojë gjer në fund fatin e vet, me shpresën se mund të ndodhë ndonjë mrekulli. Mesfushori i qendrës është një nga futbollist­ët ku bazohet loja e Apolonisë dhe prej tij pritet shumë. Pavarësish­t, gjendjes apatike që po kalon skuadra, 22-vjeçari lezhjan përpiqet të ndezë optimizmin dhe të motivojë ekipin e tij për 9 ndeshjet e mbetura të fazës së katërt, për “Panorama Sport”, Smaçi u shpreh:

ECURIA - “Është e vërtetë që tri javët e fundit kanë ndikuar shumë negativish­t për ne, sidomos humbja me Skënderbeu­n. Me rivalët e objektivit për mbijetesë, Bylisin dhe Skënderbeu­n, ne duhet të kishim luftuar me të gjitha forcat për të marrë rezultatin maksimal. Për sa i përket ndeshjes me Teutën, ka qenë një nga lojërat tona më të dobëta, por këtu ka meritë edhe kundërshta­ri, një ekip shumë cilësor dhe që kishte përgatitur me seriozitet dhe shumë kujdes gjithçka. Jo më kot Teuta është ekip kryesues”.

MBIJETESA – “Megjithatë, edhe pse ndodhemi në pozicion shumë të vështirë dhe shifrat flasin kundër nesh, nuk kemi ndërmend ta lëmë betejën në mes. Më vjen keq që na trajtojnë si të dalë, kur kampionati ende nuk ka mbaruar dhe ne mbetemi në lojë. Gjithsesi, nuk duhet të ndikohemi nga çfarë thonë të tjerët, por të bëjmë punën tonë. Do të vazhdojmë të luftojmë duke kërkuar maksimumin në çdo ndeshje dhe duke shpresuar që edhe rivalët tanë të gabojnë”.

VLLAZNIA – Në fundjavë, Apolonia do të luajë sërish në fushën e vet, ku do të presë Vllazninë e Shkodrës, një tjetër ekip i kreut të renditjes. “Është një kundërshta­re shumë e fortë dhe e vështirë, që do të vijë me objektiva të qartë, besoj. Unë mendoj se do të jetë një lojë e hapur dhe fitorja do të synohet nga të dyja skuadrat. Vllaznia mund të shihet si favorite, por ju kujtoj se ne nuk jemi dorëzuar akoma dhe luajmë në fushën tonë, prandaj kemi të drejtën tonë për të kërkuar fitoren”, thotë numri “10” i Apolonisë, Erisildo Smaçi. BUJAR BALLIU

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania