Panorama Sport (Albania)

Mezani: Gjëja më e mirë e këtij Flamurtari, të rinjtë

-

Gentjan Mezani “skanon” Flamurtari­n. Ish-trajneri mendon se me një projekt konkret dhe të mirëmendua­r, klubi mund të rikthehet në elitë. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ai cilëson se gjënë më të mirë që klubi ka bërë këtë sezon është angazhimi i të rinjve të akademisë.

Mezani, si mund të ringrihet Flamurtari?

Njerëzit që janë në klub, kanë për detyrë të krijojnë një projekt të mirëmendua­r dhe ringritur Flamurtari­n ku i takon. Qyteti i Vlorës dhe tifozëria vlonjate meriton një ekip kompetitiv, që konkurron në nivelin më të lartë të futbollit në Shqipëri.

Si e shikoni ecurinë e ekipit në Kategorinë e Parë?

Përbërja e skuadrës, në të cilën bëjnë pjesë shumë lojtarë të rinj, ka bërë që ekipi të ketë ecuri.

Mendoni se do të shmanget ndeshja shtesë apo do të shkojnë drejt “play out”-it?

Shpresoj që jo, sepse do të ishte shumë e vështirë. Presioni do të ishte shumë i madh për lojtarët, të cilët janë pa shumë eksperienc­ë.

E kanë bërë si duhet të rinjtë detyrën?

Gjëja më e mirë që Flamurtari po bën në këto momente është se po u jep mundësi lojtarëve të rinj që të rriten dhe të zhvillohen si futbollist­ë. Këta të rinj duhet ta shfrytëzoj­në mirë këtë mundësi. Në fund do të shohim se a kanë bërë mirë apo jo, pasi fundi i kampionati­t është ai që do të flasë.

A keni pasur oferta, me çfarë po merreni aktualisht?

Momentalis­ht jam në Vlorë pranë familjes. Kam pasur disa oferta, por nuk kemi rënë dakord.

E mendoni një rikthim te Flamurtari?

Nëse Flamurtari do të ketë një objektiv të qartë, me kënaqësi do të kthehesha.

Si e shihni Gjilanin tani që keni disa kohë larg tij?

Më vjen keq, sepse unë bëra një lëvizje që shpresoja të ishte pozitive duke u larguar nga Gjilani. Por, kjo nuk rezultoi e duhura për skuadrën. Ajo doli nga të gjitha objektivat, por shpresoj që në këtë fund kampionati të bëjë mirë. Gjilani i ka të gjitha mundësitë të nisë ndërtimin e një skuadre kompetitiv­e për vitin e ardhshëm. ERMAL SIKA

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania