Panorama Sport (Albania)

Sinella: Pepa gjuajti keq, nuk dorëzohemi

-

Tomori nuk ka në plan që të dorëzohet dhe aq më pak Bledar Sinella. Trajneri e sheh ende të hapur garën për ngjitjen direkte dhe mendon se ndeshja e radhës me Egnatian do të jetë përcaktues­e për misionin “Superiore”. Gjatë një interviste të dhënë enkas për “Panorama Sport”, tekniku ka analizuar atë që nuk shkoi në disfatën me Pogradecin dhe arsyen pse e gjuajti Pepa dhe jo Canka penaltinë.

Vetëm barazim me Pogradecin, sa ju zhgënjeu ky rezultat?

Më zhgënjeu vetëm rezultati, asgjë tjetër. Loja në të gjitha aspektet më bindi. Kronika flet për ne, aq sa në pjesën e parë mund të shënonim të paktën tre gola. Krijuam shumë, por kundërshta­ri na ndëshkoi nga një goditje standarde. Kjo erdhi edhe si pasojë e një gabimi në mbulim brenda zonës sonë.

Mungesë fati apo gjuajtje e gabuar e penalltisë?

Nuk mund të themi se është mungesë fati, kur humbet një penallti. Aq më tepër kur flasim për Pepën, një lojtar me eksperienc­ë. Duhet pranuar që e ekzekutoi shumë dobët atë goditje, prej së cilës kemi humbur shumë sa i përket rezultatit final. Ai ishte momenti kur mund të kishim dyfishuar dhe do të na duhej të administro­nim më pas një fitore të sigurt.

Zakonisht ndodh që penalltitë i godet Canka, por pse në atë ndeshje iu dha Pepës?

Canka ka të drejtën për ekzekutimi­n e penalltive te Tomori, por mund të them se kishte një problem dëmtimi me tendinën. Na e komunikoi, pasi këmba mbështetës­e e tij nuk kishte garanci nga dhimbja. Kështu që vendosëm ta gjuante Pepa, që është edhe numri dy pas Cankës për goditjen e penalltive.

A ka më shanse Tomori për ngjitjen direkt, tani që jeni -4 nga kreu?

Jemi në vendin e dytë dhe nuk do të dorëzohemi kurrë. Nuk është as në natyrën time si trajner e as të futbollist­ëve. Siguroj që Tomori do të luajë futboll të ndershëm përballë çdo kundërshta­ri, pa parë diferencën në pikë dhe renditjen.

Sa përcaktues­e është përballja e radhës me Egnatian dhe a ka fuqi Tomori ta ndalë?

Do luajmë si të barabartë dhe pa asnjë lloj trysnie, ashtu si në ndeshjet e shkuara. Do i shkojmë deri në fund kësaj gare për të arritur synimin dhe qenë “bukuria” e këtij kampionati. Kontigjent­in do ta kemi të plotë dhe morali i skuadrës është i lartë. Gjithçka do t’ia lëmë fushës për të treguar vlerat tona më të mira, që aktualisht ky grup futbollist­ësh i disponon. EDI SPAHIU

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania