Panorama Sport (Albania)

Kashami: Nuk mund të bëj “vezë të kuqe”

“Në këto 5 ndeshje do të respektojm­ë kalendarin”

- FERIZ FERIZAJ

Historia përsëritet. Jo pak tifozë u çu ditën kur në javën e dytë të këtij sezoni (pas fitores me Pogradecin), presidenti Nexhat Bizhdili shkarkoi Ndriçim Kashamin dhe emëroi Artan Mërgjyshin. Tani që ky i fundit u dorëhoq, kavajasi rikthehet sërish në detyrë. Ai nuk ka humbur kohë dhe ka startuar direkt punën, teksa në fundjavë e pret transferta e vështirë me liqenorët. Tekniku 51-vjeçar nuk mund t’u thoshte “jo” verdhezinj­ve, ndonëse e ka të qartë se nuk mund të bëjë mrekullinë. Gjatë një deklarate të dhënë enkas për “Panorama Sport”, ai thotë: “Jam kavajas dhe nuk besoj se ndonjë trajner e do Besën më shumë se unë, qoftë edhe jabanxhi. Thënë me troç, e ndiej detyrë që sa herë të më thërrasë qyteti im, t’i them ‘po’.

E dyta, vetë profesioni ynë është shëtitës dhe asnjëherë stabël, qofsh edhe kampion elite, të largojnë sikurse edhe ka ndodhur”.

SYNIMET - Verdhezinj­të tashmë do t’i luajnë “për qejf” 5 ndeshjet e mbetura, pasi vështirë të besojë kush se ka mbetur ndonjë objektiv realisht i arritshëm. Natyrshëm lind pyetja: Atëherë me çfarë synimi Ndriçim Kashami pranoi të merrte Besën për ta drejtuar vetëm për 5 javë? “Nuk e mohoj se në 5 ndeshjet e mbetura, dikush pret që Kashami do të bëjë ‘vezën e kuqe’ e të dalë kampion (qesh). Siç e dini, isha unë që zhvillova fazën përgatitor­e me ekipin në korrik dhe e drejtova dy javë. Dua të them me këtë se i njoh pothuaj të gjithë futbollist­ët. Di të dhënat dhe cilësitë pozitive si dhe mangësitë e secilit, përjashto prurjet e janarit. Në kushtet në të cilat mora ekipin, më mbetet vetëm një detyrë, të vëzhgoj me imtësi çfarë gjendjeje gëzon secili nga futbollist­ët. Më pas t’i rekomandoj presidenti­t se kush na vlen për sezonin tjetër e kush jo. Ky mbetet qëllimi im kryesor, ndërkohë që do të respektojm­ë kalendarin e kundërshta­rët deri në ndeshjen e fundit”, përfundoi trajneri.

 ??  ?? Ndriçim Kashami, trajneri i ri i Besës
Ndriçim Kashami, trajneri i ri i Besës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania