Panorama Sport (Albania)

Liga Unike, Peja dhe Ylli sigurojnë finalen e madhe

Goga nuk ia del përballë skuadrës nga Theranda

- ROLAND GJINI

Peja dhe Golden Eagle Ylli janë dy skuadrat finaliste të edicionit të parë të Ligës Unike, pasi fituan respektivi­sht ndaj Rahovecit dhe Goga Basket në ndeshjet e djeshme gjysmëfina­le që u zhvilluan në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” në Durrës, aty ku po mbahet edhe faza “Final 4”.

RAHOVECI-PEJA Gjysmëfina­lja e parë ndërmjet dy skuadrave kosovare ishte shumë e luftuar. Rahoveci e mbylli periodën e parë me dy pikë avantazh 17-15. Në fraksionin e dytë, Peja triumfoi 2016, duke shkuar me dy pikë epërsi në pushim (35-33). Vendimtare për fatet e ndeshjes do të rezultonte perioda e tretë, me Pejën që fitoi 30-13, për të kryesuar me 19 pikë kur kishte mbetur edhe një periodë. Megjithatë Rahoveci nuk u dorëzua dhe nisi rikuperimi­n duke i ngushtuar shifrat në 73-71, 10 sekonda nga fundi, teksa kishte në dispozicio­n edhe topin. Çastet e fundit ishin dramtike, por një bllokim fantastik nga Shoshi si dhe një gjuajtje e gabuar e Devis bënë që Peja të presë biletën për në finale. Uollters me 20 pikë dhe 11 rikuperime ishte më i miri për Pejën, ndërsa për Rahovencin nuk mjaftuan 35 pikët e Devis.

GOGA-YLLI. Në takimin tjetër, Ylli mposhti vendësit e Goga Basket me rezultatin 8674. Sfida ishte mjaft e rivalizuar deri në mesin e periodës së katërt, moment kur ekipi nga Kosova u shkëput në pikë. Fillimi i lojës ishte më i mirë për miqtë, ndërsa Goga kishte ritëm më të ulët dhe vështirësi në depërtime. Nga ana tjetër skuadra nga Theranda luante më shpejt. Në 10-minutëshin e dytë Goga ndryshoi taktikë dhe zgjodhi gjuajtjet për tre pikë, ku efikasitet­i ishte në nivele shumë të larta. Kjo solli që skuadra e

Lazimit të marrë edhe një epërsi të lehtë në pikë. Në periodën e tretë Ylli tentoi me këmbëngulj­e përmbysjen, por Goga rezistoi. Mirëpo, në mesin e periodës së fundit erdhi edhe përmbysja, e cila ndodhi në më pak se një minutë dhe që rezultoi vendimtare për takimin. Për Yllin

shkëlqeu Klark me 18 pikë dhe 6 kërcime, ndërsa te Goga më i miri ishte Blagojeviç, i cili regjistroi 26 pikë dhe 8 kërcime. Sot në orën 16:00 do të luhet ndeshja për vendin e tretë mes Gogës dhe Rahovecit, ndërsa në orën 19:00 është finalja Peja-ylli.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania