Panorama Sport (Albania)

Nejmar: Eliminuam skuadrën më të mirë

“Mos e krahasoni Mbapenë me Mesin, nuk kanë asnjë lidhje”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Manuel Nojerit vazhdon të mos i shënojë, por u ngushëllua në fund me çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes, akorduar nga vëzhguesi teknik i UEFA-S, Patrik Vieira, i cili e vlerësoi kështu Nejmar Zhuniorin pas kualifikim­it kundër Bajernit: “Të gjitha shanset e rrezikshme të Parisit erdhën nga talenti i tij individual. Ai ishte i rrezikshëm veçanërish­t në situatat një kundër një, një talent special”. Pas ndeshjes, sulmuesi brazilian shprehu gëzimin e tij për eliminimin e kampionëve në fuqi: “Jam shumë i lumtur. U përballëm me Bajernin si një skuadër e shkëlqyer. Eliminuam kampionët e Europës, një skuadër e shkëlqyer. Objektivat i respektuam dhe u rikthyem në gjysmëfina­le. Shpresojmë që të bëjmë dy ndeshje të mira edhe atje”. Atij nuk i vjen keq për rastet e shumta të humbura përballë Nojerit tani që francezët u kualifikua­n: “Është e vërtetë që ne vazhduam të flasim me njëri-tjetrin gjatë ndeshjes, kërkonim të organizohe­shim. E pamë që Di Maria ndryshoi në këtë ndeshje. Me gjithë ato raste të shpërdorua­ra, goli më mungoi vetëm për fare pak, por gjëja më e rëndësishm­e është që ne jemi të kualifikua­r. Kjo ka rëndësi”. Ai nuk i shmanget as pyetjes nëse do të qëndrojë në Paris në të ardhmen, por tregohet diplomat: “PSG është një skuadër e shkëlqyer. Tani jemi në gjysmëfina­le dhe ëndërrojmë”.

MBAPE – Nejmar po e shijon të luajturin me një kampion si Kilië Mbape në Paris, por e di që kampioni i botës është ende larg krahasimit me Lionel Mesin. “Nuk ka krahasim. Ata kanë dy stile të ndryshme loje. Mesi është futbollist­i më i mirë që unë kam parë dhe Kilië është në rrugën për t’u bërë më i miri”. Një cilësi të francezit që ai do të donte ta kishte është shpejtësia. Thuhet se ai e ka të vështirë të kuptohet me numrin 7, për shkak të shpejtësis­ë së mendimit të tij. “Por kjo është e njëjta gjë për të gjithë lojtarët e nivelit të lartë. Nëse nuk tregohesh i kujdesshëm, rrezikon që t’i humbasësh në fraksionin e sekondës. Kilië është shumë i shpejtë, kështu që unë duhet të jem i përqendrua­r dhe i kujdesshëm gjatë gjithë kohës. Por e njëjta gjë ishte edhe me Iniestën, Mesin apo Suarezin. Unë u detyrohem shumë prej gëzimeve të mia Mbapesë. Ai ka ndihmuar që të mësoj për stilin francez të jetës. Më ka shpjeguar mentalitet­in francez. I jam shumë mirënjohës për ambientimi­n tim këtu”.

 ??  ?? Nejmar shfryn dje gëzimin pas vërshëllim­ës finale
Nejmar shfryn dje gëzimin pas vërshëllim­ës finale
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania