Panorama Sport (Albania)

NOTAT E PSG

-

NAVAS 6,5 – Në pjesën e parë fle gjumë deri në goditjen e Dejvisit, ku përpiqet të presë si të mundë. Sa keq që më parë vjen Çupomoting. Pastaj devijon silurin e Alabës. Në minutën e fundit ndalon krosimin e Sanesë.

DAGBA 5,5 – Në mbrojtje vuan shpesh cilësinë teknike të Komanit.

KIMPEMBE 5 – Ka në ndërgjegje golin e Çupo-moting. Përgjumet pas pritjet së Navasit, duke i lënë hapësirë ish-sulmuesit të PSG-SË për të shënuar.

DANILO 6,5 – Nuk është fajtor te goli, por në përgjithës­i luan një ndeshje të kujdesshme. Me kokë është thuajse i pakalueshë­m, si në ndeshjen e vajtjes.

DIALO 6 – Zëvendësoh­et për një shqetësim fizik pa lënë shenjë (nga 59’ Baker 5,5 – Feston sikur të kishte shënuar gol për një devijim të rëndësishë­m, por kur hyn ai Sane ndizet më shumë sesa në pjesën e parë).

GUEJE 6,5 – Në krahasim me ndeshjen e vajtjes, kërkon të ndërpresë lojën dhe heqë topin kundërshta­rit. E bën pjesërisht, edhe pse e humbet shumë herë.

PAREDES 6,5 – Një pritje e tij heq gështenjat nga zjarri në mes të pjesës së dytë. Duhet të krijojë gjeometri, edhe pse nuk është e vështirë kur në sulm ka lojtarë të atij niveli.

DI MARIA 7 – Argjentina­si bën një ndeshje spektakola­re, ndryshe nga ajo e një jave më parë. Përpiqet të shfaqet në lartësinë e dy shokëve të repartit. U afrohet shumë.

NEJMAR 7,5 – Përpiqet ta mposhtë Nejmarin me të gjitha mënyrat. Sa keq që nuk e bën kurrë. Edhe kur e mposht, e ndalin shtyllat. Për pjesën tjetër është shumë fin, e tepron me driblimet dhe ndonjëherë është shumë egoist.

DRAKSLER 6 – Është më pak aktivi në sulmin parisien, edhe pse është e vështirë që t’i shërbehet topi me përbindësh­at e tjerë (nga 72’, Ken, pa notë).

MBAPE 7 – Pas dy minutash bën të kuptohet menjëherë se cili mund të jetë problemi: është shumë i shpejtë për rivalët, madje edhe për anësorin që i privon një situatë një kundra një me Nojerin. Aksione të klasit të lartë, por shënjestra e gabuar.

TRAJNERI POÇETINO 6,5 – Në pjesën e parë e meritonte avantazhin pa asnjë mëdyshje. Hedh në fushë një skuadër sulmuese për të shmangur që të vuajë shumë në mbrojtje. Në 180 minuta, meriton kalimin e turit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania