Panorama Sport (Albania)

NOTAT E BAJERNIT

-

NOJER 8,5 – Betejën e tij të gjatë kundër Nejmarit e fiton gjithnjë, i ndihmuar edhe nga shtyllat. I mrekullues­hëm në daljet nga zona, marka e tij e futbollit. Është absolutish­t i pakalueshë­m. Pritjet e tij janë të panumërues­hme. Nëse Bajerni mbetet në garë deri në sekondën e fundit është falë tij.

PAVAR 6 – Në krahun e tij Draksleri është më pak i rrezikshmi, kështu që provon të shtyjë përpara.

BOATENG 6,5 – I sheh kundërshta­rët ta sulmojnë me 100 km/h, provon të ruajë ekuilibrin, për të mos i ndjekur kurrë.

HERNANDEZ 7,5 – Duhet të përballet shpesh me shpejtësin­ë e Mbapesë dhe arrin të bëjë maksimumin. Është më i miri i repartit të tij pas Nojerit.

DEJVIS 6 – Di Maria është një kundërshta­r i parehatshë­m dhe ndonjëherë driblohet, por e kompenson me daljet në sulm, edhe pse nuk është vendimtar si zakonisht. Vendos këmbën e tij në aksionin e golit (nga 71’ Musiala, pa notë).

ALABA 6 – Zëvendëson Drakslerin në mesfushë, ndihmon edhe Dejvisin kur sulmohet. Një xhol që bën gjithçka, madje Navas i mohoi edhe golin.

KIMISH 6,5 – Shkel kudo. Ndërpret dhe ndërton aksione. Mesfushori modern dhe tmerrësish­t i zoti në të dyja fazat e lojës.

SANE 6,5 – Shpesh e lë pas Dialonë me rrotullime­t e tij, por vetëm kur hyn Baker bëhet me të vërtetë i rrezikshëm. I pasaktë në aksionet e fundit ku Bajerni mund të kishte shënuar golin e dytë.

MYLER 6,5 – I dobishëm si gjithnjë, vendimtar si gjithnjë. Nga një asist i tij lind goli i avantazhit. Gjithnjë i rrezikshëm dhe bën diferencën, por nuk shërbehet gjithnjë në mënyrë perfekte.

KOMAN 5 – Më pak i rrezikshëm në krahasim me ndeshjen e parë, por nga anët e tij bavarezët e kanë projektuar lojën e tyre sulmuese.

ÇUPO-MOTING 6,5 – I zoti te goli, por nuk është Levandovsk­i. Megjithatë, rolin e zëvendësue­sit e bën mirë, duke shënuar si në Mynih ashtu edhe në Paris.

TRAJNERI FLIK 7 – Bën atë që mundet, me shumë raste dhe përballet me një PSG të çmendur. Bajerni i tij dominoi në 180 minuta, por i mungoi vetëm një gol më shumë dhe pa Gnabrinë dhe Levën gjërat janë sigurisht më të vështira. Në fund provon të aktivizojë qendërsulm­ues Havi Martinezin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania