Panorama Sport (Albania)

Gyndoan: Dortmundi mund të mposhtë çdo skuadër

Guardiola: Nuk kemi ardhur këtu për të mbrojtur rezultatin

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Emocionet më të mëdha sot në “Sig nal Iduna Park” do t’i ketë një ish-lojtar i Borusias së Dortmundit. Ilkai Gyndoan rikthehet në tempullin e ish-ekipit të tij me një tjetër fanellë, atë të Mançester Sitit dhe thotë në konferencë se emocionet do të jenë të mëdha. Mesfushori nuk i kursen elozhet për rivalët: “Në një ditë të mirë, ata mund të mposhtin çdo skuadër në Europë. Ata kanë një skuadër me cilësi të lartë, të shpejtë dhe lojtarë teknikisht shumë të mirë”. Por pesë vite më parë, ai u largua drejt Anglisë për të pasur mundësi që ta fitojë këtë trofe. Dhe këtë vit, “Qytetarët” janë sërish një prej ekipeve pretendent­ë për të shkuar deri në fund: “Është sigurisht një prej objektivav­e të mi dhe ka shanse të mëdha për t’ia dalë me këtë klub. Por, nuk mjafton vetëm të kesh shanse, duhet ta fitojmë. Këtë vit kemi një mundësi dhe do përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë dhe shkojmë sa më larg që të jetë e mundur. Ne nuk jemi mësuar ta mbrojmë rezultatin. Duhet ta fitojmë ndeshjen dhe këtë do përpiqemi ta bëjmë edhe në Gjermani”.

GUARDIOLA – Në të njëjtën linjë është sigurisht edhe trajneri Pep Guardiola, i cili tha gjatë konferencë­s: “Jemi stërvitur mirë dhe mezi presim që të zbresim në fushë. Në ndeshjen e vajtjes morëm një rezultat pozitiv, por edhe në Dortmund do të luajmë për të fituar. Ideja është të dominojmë, pa dhënë përshtypje­n se kemi ardhur

për të mbrojtur rezultatin. Duam të imponojmë lojën tonë dhe ta fitojmë ndeshjen”. A do të jetë ky viti i Champions-it për Sitin? “Jemi skuadra e parë e kualifikua­r në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. Për 11 vite radhazi do luajmë në Champions, asnjë skuadër e Premier Ligës nuk e ka bërë kurrë. Është fantastike”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania