Panorama Sport (Albania)

Tri yje në dyshim, Terziç: Do të jemi gati

-

Ai gol i Marko Rojsit në minutën e 84-ët në “Etihad”, jep shpresë sot për Dortmundin që me një fitore minimale ndaj Sitit dhe nëse nuk pëson gol do ta priste biletën në katër skuadrat më të mira të Champions-it. “Duhet të gjejmë një miks të mirë mes guximit dhe durimit. Duhet të jemi agresivë në momentin e duhur për të fituar topin dhe t’u bërë të rrezikshëm. Në Mançester ne luajtëm një ndeshje të mirë, por sërish humbëm. Një ndeshje e mirë nuk përkthehet automatiki­sht në kualifikim­in në raundin e ardhshëm. Duhet të jemi gati për një paraqitje të mirë në shtëpi”, tha Edin Terziç në konferencë­n për shtyp. Por, gjermanët vijnë me probleme në këtë ndeshje delikate. Sanço, i cili është rikthyer në stërvitje individual­e në fillim të javës nuk do të jetë gati. Mirëpo, shqetëson edhe gjendja e Humelsit dhe kapitenit Rojs. Që të dy u zëvendësua­n ndaj Shtutgarti­t në Bundesligë. “Sigurisht që do të ishte një humbje e madhe nëse Rojs nuk do të jetë gati për nesër (sot)”, tha mbrojtësi Akanzhi. “Ai është kapiteni ynë dhe e di se çfarë duhet për t’u kualifikua­r në raundin tjetër”. STATISTIKA­T – Nga 7 rastet kur Dortmundi ka humbur ndeshjen e vajtjes, në 6 raste është eliminuar. Në historinë e Champions-it, skuadra që ka fituar ndeshjen e parë 2-1 në shtëpi është eliminuar 15 herë. Dortmundi ka humbur 2 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër rivaleve angleze në Champions (kundër Totenhemit në 2017-‘18 dhe 2018-‘19). Siti nuk ka pësuar gol në 4 transferta­t e fundit të Champions-it. De Bryjne është përfshirë në 13 gola në 12 ndeshjet e fundit në Champions (4 të shënuar, 9 të asistuar).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania