Panorama Sport (Albania)

Stalone kujton sfidën me Pelenë: Theva gishtin për t’i pritur penalltinë

Aktori kujton xhirimet e filmit “Arrati për fitoren”

-

Njëri ka fituar 3 Botërorë dhe konsideroh­et ende sot futbollist­i më i mirë i historisë. Tjetri ka bërë histori në kinematogr­afi me role si Roki apo Rambo dhe është një prej aktorëve dhe regjisorëv­e më të dashur dhe njohur në botë. Por, çfarë kanë të përbashkët Pele dhe Silvester Stalone? E thjesht, “Arrati për fitoren”. Filmi i Xhon Hjustonit në 1981, me pjesëmarrj­en e kampionëve të tjerë si Bobi Mur, Osvaldo Ardiles dhe Kazimierz Deina, i vendosi në të njëjtën skuadër. Aktori italo-amerikan interpreto­nte Heç, një kanadez që nuk di të luajë futboll, por do të marrë pjesë në ndeshje për të provuar që të arratiset. Ndërsa Pele ishte Luis Fernandez, ushtari i ushtrisë së Britanisë me një talent të lindur. GISHT I THYER – Asgjë më pranë realitetit, sepse Stalone tregon për BBC se sa bukur ishte ta shikoje të luante, qoftë edhe për efektin e kamerave, një kampion si Pele. Madje, nga ato xhirime, ai ka ende një kujtim goxha të dhimbshëm. “Ishte një prej momenteve më të vështira të jetës time, më masakroi. Kam ende një gisht të thyer sepse provova t’i pres një penalltie Pelesë. Ai veshi një palë këpucë të Luftës së Dytë Botërore, nga ato me thumba hekuri dhe topi ishte si një gjyle, dy herë më i rëndë sesa ata që përdorin sot”. Dhe kështu, Stalone zbuloi çfarë kanë provuar kundërshta­rët e braziliani­t. PENALLTI – Përpara xhirimeve, Pele ia kishte bërë fare të thjeshtë... “Më kishte thënë se nga do të godiste dhe unë mendova: ‘Është futboll, gjë e thjeshtë, çfarë ka kaq të vështirë?’ Kështu që u afrua për të goditur një penallti dhe më tha vendin ekzaktësis­ht ku do ta dërgonte topin. Më vendosi atje, por topi më shpëtoi pa pasur mundësi të lëvizë. E dërgoi ekzaktësis­ht atje ku tha se do të godiste. Dhe pastaj e përsëriti, me një forcë me të cilën topi shpoi rrjetën dhe theu një prej dritareve të kazermës në të cilën po xhironim filmin. Dhe unë mendova ‘po ky, po tallet me mua?’ Njoha një tjetër lloj respekti”. Atë respekt që të gjithë të apasionuar­it e futbollit vazhdojnë ta kenë për “O Rey”-n...

 ??  ?? Pele dhe Silvester Stalone
Pele dhe Silvester Stalone

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania