Panorama Sport (Albania)

Data dhe hoteli, Reali sfidon mallkimin “Titanic”

Sot bëhen 109 vite nga tragjedia, por Zidan nuk trembet

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Që nga koha kur Reali i Madridit fitoi në Kiev Champions-in e 13-të të historisë, gjithçka ka shkuar ters në këtë kompeticio­n. Pak pas asaj finaleje, Zinedin Zidan ishte ai që i dha lamtumirën klubit dhe Kristiano Ronaldo kishte vendosur të ikte. Ajaksi eliminoi “Galaktikët” në fazën e 1/8-ave dhe vitin e kaluar i tha lamtumirë këtij kompeticio­ni kundër Mançester Sitit. Por, Zinedin Zidan dhe Reali këtë herë kanë vendosur që të sfidojnë mallkimin. Skuadra spanjolle ka udhëtuar drejt Liverpulit ditën e djeshme, pikërisht të martën në datën 13. Kërkon të kualifikoh­et në gjysmëfina­let e Champions-it në tokën britanike dhe u akomodua në hotelin “Titanic”, i quajtur kështu për nder të transoqean­ikut që u përmbyt dhe u fundos mes datave 14-15 prill në vitin 1912. Pikërisht dita e ndeshjes është sot në datën 14 dhe kur skuadrat të dalin në stadiumin “Anfield” do të kenë kaluar 109 vite nga ajo tragjedi. Hoteli “Titanic” i dedikohet transoqean­ikut dhe lidhet me ekzistencë­n e një tjetër hoteli me të njëjtin emër në Belfast, Irlandën e Veriut. Pikërisht aty u ndërtua ky traget i madh dhe u zhduk në ujërat e oqeanit Atlantik në vitin 1912 pasi u përplas me ajsbergun. Aty humbën jetën afro 1500 persona dhe ishte një nga tragjeditë më të mëdha. Por, duket se këto rastësi të frikshme nuk e trembin Realin e Madridit, i cili shpreson të dalë triumfues nga “Anfield”. “Galaktikët” nuk kanë frikën e numrit 13, as ditën e martë, apo emrin e hotelit ku do të qëndrojnë dhe rastësinë me datën e përmbytjes së anijes. Nuk kanë frikë as Jyrgen Klopin. Zinedin Zidan kërkon biletën për gjysmëfina­len duke sfiduar mallkimin dhe besëtytnit­ë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Reali në momentin që mbërrin në Liverpul
Reali në momentin që mbërrin në Liverpul

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania