Panorama Sport (Albania)

Ibra pezullohet 1 takim, Donaruma e Çalha te “Zonja”

Nga loja te motivimet, 4 rregullat e tij funksionoj­në

- Përgatiti: LEDIO NASE

Shtatë korriku i 2019ës, data e konferencë­s për shtyp e Antonio Kontes në selinë e re të Interit: “Është krijuar një distancë e madhe veçanërish­t me Juven. Duhet të punojmë më mirë se të tjerët për ta ngushtuar. Megjithatë, sipas natyrës jam një person që nuk cakton limite, sepse nëse do e bëja do të krijoja alibi në ambient”. Ishte e shkruar në ato fjalë, receta e suksesit. “La Gazzetta dello Sport” e ka treguar në katër pika. Rezultati qëndron te shifrat: me Konten, Interi ka fituar në total 107 pikë ndaj rivalëve në vendet e para të klasifikim­it. Është trajneri që ka përmbysur Serinë A. Quajeni faktori Konte sepse përtej estetikës janë ato që shënojnë hendekun mes fituesve dhe humbësve. Ja pra: nga momenti kur Antonio Konte ndodhet në stolin e Interit, zikaltrit kanë grumbullua­r plot 156 pikë në 68 javë; 11 më shumë se Juventusi (145), 17 nga Atalanta, 23 nga Lacio, 27 nga Milani, 32 dhe 35 përkatësis­ht nga Roma dhe Napoli. Dyshime që të mund të mbledhë edhe ato 13 që mungojnë për titullin? Thuajse zero.

1) LOJA / FUTBOLL I MËSUAR PËRMENDËSH – Duke nisur nga ajo që është e qartë: në fushë sot Interi është një mekanizëm i j njohur. Nga miqësorja e parë me Luganon në verën e 2019-ës te sfida me Kaljarin, 22 punë të Kontes, të mbrojtjes me tre, të “dialogëve” në fushë mes Lukakut dhe Lautaros, të ndryshimev­e të lojës nga njëri mbrojtës krahu te tjetri, të daljeve të ulëta me anësorin që xhiron përmendësh te sulmuesi. Trajneri ka ngulitur futbollin e tij në mendjen e lojtarëve. Goli ndaj Kaljarit, i shënuar me krosimin e një anësori dhe golin e tjetrit, është firma e qartë e skemës 3-5-2 të Kontes. Interi është gjithmonë i njëjti në fushë. Çfarë ndryshon nga njëra ndeshje në tjetrën është vetëm bariqendra, niveli i agresivite­tit dhe i presingut që ushtrohet. Është triumf i punës që ka gjetur ekzaltim te dy sulmuesit.

2) KOMANDA / FITUES QË KA PËRCJELLË LIDERSHIPI­N – Në metodën e Kontes ekziston një fjalë më e nënvizuar se të tjerat: lidership. Konte është njohur menjëherë nga grupi si personi që do kishte drejtuar lojtarët drejt suksesit. Për t’u shënuar, skuadra zikaltër është e formuar nga futbollist­ë që nuk kanë udhëhequr asnjëherë një kampionat në ligat kryesore, Konte po. Ka fituar te Juventusi, Çelsi, ndërsa kombëtares i mundësoi të duelonte me më të mëdhatë. Diferencën, pra, e ka bërë trajneri. Tek Interi është marrë me gjithçka sepse dëshiron të kontrolloj­ë gjithçka, nga hyrjet në qendrën sportive te makina e kafes.

3) MOTIVIMET / SHFRYTËZIM I VËSHTIRËSI­VE PËR T’U EKZALTUAR – Konte dhe Murinjo nuk janë saktësisht miq. Megjithatë, Interi që rikthehet të shijojë titullin, njëmbëdhje­të vite pas Mout, ka shumë pika të përbashkët­a me atë skuadër. Portugezi ndiente zhurmën e armiqve. Edhe Konte në krahun e tij ka shfrytëzua­r vështirësi­të e jashtme për ta bërë grupin më kompakt. Eliminimin nga Liga e Kampioneve dhe problemet e pronësisë. Pagat e shtyra dhe probleme të ndryshme? Fitorja në këtë mënyrë shijon edhe më shumë.

4) REZULTATET / SINJALET, NË PËRBALLJET DIREKTE – Hapi tjetër cilësor i Interit ka qenë në menaxhimin e përballjev­e direkte. Lukaku me shokë gjatë këtij sezoni kanë një bilanc pozitiv (ose megjithatë jo negativ) me gjithë gjashtë rivalet e tjera për vendet e para të klasifikim­it. Është prova e forcës për të cilën kishin nevojë futbollist­ët, që të bindeshin se gjithçka është e mundur. Sfida me Sasuolon në fazën e parë ka qenë ajo e ndryshimit taktik, por suksesi në “San Siro” ndaj Juventusit do të nënvizohet për kthesën psikologji­ke. Ishte një sinjal: nga ajo ndeshje, një barazim me Udinezen dhe më pas 11 fitore radhazi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania