Panorama Sport (Albania)

Futboll në Ramazan, flet mjekja: Ja çfarë duhet të bëjnë lojtarët në agjërim

“Futbollist­ët e kanë të vështirë, duhet regjim ‘smart’”

- VERONIK ISTREFAJ

Jemi në muajin e Rama zanit dhe një pjesë e fu tbollistëv­e, kanë nisur agjërimin. Pa dashur të hyjmë në pjesën fetare, agjërimi ndikon te rendimenti i futbollist­ëve. Edhe në Europë, para dy sezonesh, u bë një zhurmë e madhe para finales së Ligës së Kampionëve, me Muhamed Salah që ishte një nga futbollist­ët që agjëronin dhe gjendja e tij fizike u vu në pikëpyetje. Kjo temë është delikate dhe për këtë arsye, “Panorama Sport” ka kontaktuar me mjeken specialist­e, Albana Daka. Nutricioni­stja ka treguar problemet që shkakton agjërimi sa i takon gjendjes së futbollist­ëve dhe rendimenti­t të tyre. Gjithashtu, Daka dha dhe sugjerimet e saj se si futbollist­ët duhet të agjërojnë, që sipas saj, duhet të ndjekin një dietë “smart” (të zgjuar) dhe duhet të konsumojnë ushqimet e duhura e në mënyrën e duhur.

Doktoreshë, jemi në muajin e Ramazanit dhe ka shumë lojtarë që agjërojnë. Kjo gjë hap diskutime shumë më të gjëra, jo vetëm në Shqipëri. A ndikon në rendimenti­n e sportistëv­e mbajtja e agjërimit?

Nuk e di se çfarë regjimesh ushqimore kanë futbollist­ët, por normalisht duhet të kenë një regjim ushqimor të përcaktuar në rutinë. Nëse ata janë në stërvitje të fortë fizike, krijohet një farë dehidrimi, i cili nuk kompensohe­t plotësisht gjatë orarit kur lejohet ngrënia. Por e theksoj, gjithçka varet se çfarë regjimi kanë aktualisht, 2 mijë apo 3 mijë kalori, si është rutina ditore, çfarë lloj aktiviteti fizik bëjnë.

Tani jemi në javët e fundit të sezonit dhe vendosen të gjitha verdiktet... Kjo gjë kërkon një sforco më të madhe, si fizike, ashtu dhe mendore. Çfarë do t’u këshilloni­t lojtarëve që agjërojnë?

Nëse futbollist­ët bëjnë regjim gjatë Ramazanit, që ne e gjuajmë regjim “smart” (të zgjuar), ata duhet të marrin kaloritë që iu nevojiten e të mos fokusohen në regjimin e brumërave, mishrave etj. E gjitha kjo për shkak se konsumimi i ushqimit është transferua­r në kohë gjatë natës, jo gjatë ditës. Duhet të kenë ushqime likuide, qoftë me supat, qoftë me “smoothies”. Nuk e di sa mund të arrijnë futbollist­ët të stërviten dhe të djersijnë e të mos konsumojnë lëngje.

Kryesisht, stërvitjet janë paradite dhe ndeshjet pasdite. Ky është regjimi i futbollist­ëve në Shqipëri. Çfarë duhet të bëjnë me këtë rutinë?

Parimi është se ata duhet të marrin sasi të madhe lëngjesh gjatë vakteve. Për mua, duhet ta kenë zero mishin e kuq, dieta e tyre të jetë te proteinat e pulës dhe të peshkut. Të hanë fruta të thata e jo ëmbëlsira gjatë vakteve. Mëngjesi duhet të jetë kos me tërshërë dhe me drithëra. Mbi 70%, ushqimet duhet të jenë të lëngshme. Nuk duhet të marrin lëngje frutash. Ato duhet të merren në formë kokrre. Duhet të kenë një regjim “smart”, pa mish të kuq, pa sallame, pa bulmet. Duhet një regjim i ekuilibrua­r.

Në Europë, standardet janë më të mira, kanë dhe nutricioni­stin e klubit që jep këshilla në muajin e Ramazanit. Mendoni se klubet në Shqipëri duhet ta kenë një mjek të tillë ose ndoshta të konsultohe­n me dikë?

Dikur unë ia kam propozuar dikujt në Federatë që të kenë nutricioni­st. Ata kanë një mjek të përgjithsh­ëm dhe kaq. Duhet të bëjnë “check-up” sa më shpesh te nutricioni­sti, që ta dinë se ku janë. Nuk po them të bëhen kontrolle çdo muaj, por të bëhet të paktën një herë në tre muaj. Mendoj se patjetër duhet të kenë një nutricioni­st. Pastaj mund t’i promovojnë regjimet nutriciona­le edhe në konferenca për shtyp. Por nuk e kanë promovuar mjaftueshë­m këtë gjë. Mendoj se duhet promovuar kjo gjë, pasi është shumë e rëndësishm­e, jo të kujtohen kur të jetë shumë vonë. Të paktën një herë në tre muaj, duhet të kryejnë “check-up” nutricioni­st.

A ju ka ndodhur ndonjëherë që pas muajit të Ramazanit, të vijnë futbollist­ë te ju dhe të shprehin shqetësime?

Patjetër që ka ndodhur. Mënyra e ngrënies nga ana e sportistëv­e është shumë e gabuar gjatë Ramazanit. Kanë edhe traditën e shtrimit të iftarit dhe e teprojnë në ushqime.

Cili është gabimi që bëjnë më shpesh?

Gabimi që bëjnë më shpesh është konsumi i ëmbëlsirav­e dhe mishit të kuq. E bëjnë këtë gjë për të marrë proteina, por kjo gjë është shumë e gabuar. Ngrënia bëhet orët e natës dhe metabolizm­i është shumë i ngadaltë natën.

 ??  ??
 ??  ?? Lojtarët e Tiranës dhe Partizanit duke u falur në xhami pak vite më parë
Lojtarët e Tiranës dhe Partizanit duke u falur në xhami pak vite më parë
 ??  ?? Dr.albana Daka
Dr.albana Daka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania