Panorama Sport (Albania)

Dinamo-korabi, si nisi sherri që në hotel

Mëziu “vizitë” Barushit në dy grumbullim­et e fundit

- ADELA MERKO

Ndizen “gjakrat” mes Dinamos dhe Korabit ose më saktë mes dy administra­torëve. Nuk ka rivalitet vetëm në fushë mes dy klubeve për të kapur kreun e Grupit A në Kategorisë së Parë dhe rrjedhimis­ht ngjitjen në elitë, por edhe jashtë saj. Pas akuzave që lëshoi Fehmi Mëziu kundrejt Ermal Barushit, ky i fundit nuk ia ka përtuar. Ai ka reaguar menjëherë në “Facebook”, ku me në një postim e quante ndrikull dhe zbulonte “thagmat” që kanë ndodhur në hotel në dy transferta­t e fundit që blutë kanë zhvilluar në Peshkopi. Zyrtari i bluve paralajmër­oi se ka edhe pamje filmike që tregojnë shumë më shumë për atë që ka ndodhur. E megjithatë, kanë vendosur që të mos i publikojnë në respekt të garës dhe mbi të gjitha dibranëve.

SI NISI SHERRI

Sherri që patën në fushë gjatë fazës së parë (më 24 dhjetor 2020) dhe mbi të gjitha akuzat dhe kundërakuz­at që bënë enkas për “Panorama Sport”, nuk i kanë lënë me kaq. Gazeta mëson se dy transferta­t e fundit të cilat blutë i kanë zhvilluar me Korabin, skuadra e Dinamos është “vizituar” prej Fehmi Mëziut në grumbullim. Administra­tori i dibranëve ka shkuar me disa persona të tjerë në hotelin ku ishin akomoduar kryeqyteta­sit. Ka pasur debate të forta verbale me Ermal Barushin dhe

gati-gati kanë kaluar në konfrontim fizik. Megjithatë, ndërhyrja e të pranishmëv­e ka bërë që situata të mos precipitoj­ë dhe shmangej një skandal i vërtetë. Kjo histori i përket 28 marsit. Por, e njëjta skenë duket se ka ndodhur edhe 2 javë më vonë. Më konkretish­t, më 9

prill, ditë kur Dinamo ka udhëtuar sërish në Peshkopi, këtë herë për të luajtur ndeshjen e parë të fazës së tretë. Palët janë “pjekur” në hotel, të paktën këtë ka zbuluar edhe vetë administra­tori i Dinamos në deklaratën e bërë në profilin e tij në “Facebook”.

 ??  ?? Ermal Barushi, administra­tori i Dinamos
Ermal Barushi, administra­tori i Dinamos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania