Panorama Sport (Albania)

Partizani kampion, bën ligjin në volejboll

Qepa bën për “lot” shijakasit, skuadra e Tomorrit e mbyll sezonin me dopietë

- ABDULLA DUSHKU

Partizani është shpal lur për herë të 15-të kampion i Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Skuadra e Ylli Tomorrit i ka mbyllur llogaritë e serisë së finaleve kundër Erzenit me rezultatin e pastër 3-0. Edhe finalja e tretë e luajtur dje në sallën “Feti Borova” u fitua nga të kuqtë në shifrat 3-0. Një sezon i jashtëzako­nshëm për Partizanin, që ka regjistrua­r vetëm fitore që nga faza e grupeve e deri në fund të “play off”-it, duke u konfirmuar si ekip i pathyeshëm. Kujtojmë se disa javë më parë kryeqyteta­sit kanë fituar edhe Kupën e Shqipërisë, ku edhe aty mundën Erzenin. Një punë e shkëlqyer nga Ylli Tomorri, i cili ndërtoi një skuadër fantastike duke mbledhur një grup lojtarësh të talentuar, të cilët kanë një të ardhme të madhe përpara. Osman Qepa, Deliu, Çela, Garunja, Rama apo Pepaj treguan se në këtë edicion nuk kishin rivalë në parket. 6 ndeshje dhe 6 fitore në sezonin e rregullt, si dhe 5 ndeshje e po kaq fitore në “play off” janë treguesi më i mirë i kampionati­t të jashtëzako­nshëm të Partizanit, ndonëse ky edicion ishte i reduktuar në kohë për shkak të pandemisë. Ndërkohë për sa i përket Erzenit, përjashto finalen e parë atu ku tregoi një nivel gati të barabartë me Partizanin, në dy takimet e tjera shijakasit nuk mundën të rivalizoni­n, duke u dorëzuar pa kushte.

NDESHJA – Vrulli, dëshira dhe organizimi më i mirë në lojë i Partizanit u pa që në startin e takimit, ndërsa Erzenit i mungonte grinta që i karakteriz­on. Kështu, “Demat” kryesojnë gjatë gjithë kohës në setin e parë duke fituar 25-18. Në këtë set spikat Garunja, me disa pikë nga shërbimi dhe me një lojë të shkëlqyer. Skuadra e Arben Sakos provon të reagojë në setin e dytë, teksa fillimisht kryeson 11-8, por vetëm kaq pasi në skenë del Osman Qepa, i cili është i pandalshëm, ndërsa me dy pikët e fundit vendos setin 25-19 për të kuqtë. Partizani shkëputet në 17-12 në setin e tretë, por skuadra e ul përqendrim­in dhe kjo gjë e irriton pa masë trajnerin Tomorri. Erzeni afrohet deri në 23-22, por në fund është Qepa që shënon pikën e setit 25-23, duke vulosur fitoren 3-0 dhe duke i dhënë titullin kampion Partizanit. Më pas shpërtheu festa e të kuqve, ku zv.presidenti Dashamir Brari i dorëzoi trofeun e kampionit kapitenit Klodjan Kasa.

 ??  ??
 ??  ?? Partizani, kampion për vitin 2021 FOTO: F. HAZISLLARI
Partizani, kampion për vitin 2021 FOTO: F. HAZISLLARI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania