Panorama Sport (Albania)

“Qeveria s’i lejon tifozët”, Duka skanon futbollin shqiptar në UEFA

-

Disa vende kanë vendosur që të kthejnë tifozët në stadiume, por kjo gjë është refuzuar në Shqipëri nga qeveria. Këtë e ka konfirmuar në UEFA edhe presidenti i FSHF-SË, Armand Duka. Realiteti, kryesisht në kategoritë e ulëta, tregon se prania e tifozëve është e pashmangsh­me. Gjatë ditës së djeshme u zhvillua mbledhja e radhës e Komitetit të Stadiumeve dhe Sigurisë në UEFA, mbledhje e zhvilluar përmes videokonfe­rencës, në të cilën mori pjesë edhe presidenti i FSHF-SË Duka, në cilësinë e nënkryetar­it të këtij komiteti. Takimi ishte shumë i rëndësishë­m, sepse në komitet u bë një panoramë e plotë e situatës së 12 qyteteve ku do të zhvillohet “Euro 2020”, për të parë në detaje se në çfarë faze ndodhet organizimi dhe problemati­kat e vërejtura deri më tani. Presidenti Duka, njëherësh anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-S, bëri një referim mbi gjendjen aktuale të aktivitete­ve futbollist­ike në vendin tonë, ku theksoi se futbolli në Shqipëri ka qenë aktiv në të gjitha nivelet, përtej pandemisë. Sezonin e shkuar, si pak federata në Europë, FSHF arriti të përmbyllte rregullish­t çdo garë kombëtare, si në nivel profesioni­st ashtu edhe në atë amator. Duka theksoi se ka pasur një përpjekje të vazhdueshm­e nga Federata e Futbollit për kthimin e tifozëve në stadium, edhe në masën 30%, por këto përpjekje të institucio­nit të futbollit janë refuzuar nga autoritete­t qeveritare. Një pikë tjetër e rendit të ditës së Komitetit të Stadiumeve dhe Sigurisë ishte puna që po bëhet në shumë vende në lidhje me lejimin e tifozëve në stadiume, masat që janë marrë dhe kapacitete­t që ka secili shtet. UEFA nga ana e saj është besimplotë se do të ketë prezencë të ndjeshme të tifozëve në “Euro 2020” dhe në fund futbolli do të triumfojë së bashku me lojtarin e 12-të.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e Kategorisë së Dytë, Sopoti-shkumbini, ku tifozët mbushën urën
Çast nga ndeshja e Kategorisë së Dytë, Sopoti-shkumbini, ku tifozët mbushën urën
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania