Panorama Sport (Albania)

Kasano: Lukaku i lan këpucët Vierit, të isha lojtar do ta largoja Konten

Ish-sulmuesi, i pakënaqur me lojën e zikaltërve

-

Nuk mjaftojnë 21 golat e shënuar në kampionat, 27 sezonalë, 61 në më pak se dy vite tek Interi dhe lidershipi i një skuadre që po rikthehet te fitoret. Antonio Kasano ka pasur sërish kritika për Romelu Lukakun dhe Interin. Në takimin e zakonshëm në “Bobo Tv” nuk ka humbur rastin për të thumbuar sulmuesin zikaltër: “Vieri ishte më i fortë se ai, gjithmonë. Lukaku mund t’i pastrojë këmbën e djathtë Bobos”.

SKUADRA - Lidhur me skuadrën, shtoi: “Në orën e drekës pashë padel, pasi me Interin është gjithmonë e njëjta histori. Konte të jep 15 pikë më shumë, jo në nivel loje, por personalit­eti. Jep shumë, por nuk më pëlqen si trajner dhe loja e tij akoma më pak. Dëshiron që lojtarët të bëjnë saktësisht atë që dëshiron ai. Ai dëshiron makina perfekte dhe mua këta lloj trajnerësh nuk më pëlqejnë. Me lojtarët ekziston alkimi, por Interi nuk luan mirë. Dhe nuk do të luajë asnjëherë mirë me të, është ajo çfarë ka treguar gjatë karrierës së tij në Kupa. Nëse luan kështu në Europë të shënojnë 3 gola dhe shkon në shtëpi. Nuk më emocionon, nuk më jep asgjë, më vjen keq që ndodhet te skuadra ime, Interi. Nuk do të më interesont­e aspak nëse i vjen keq, po të isha një lojtar i Interit do t’i kisha kërkuar ta largonin. Nuk mund të mendoj që një skuadër e madhe si Interi, të mund të luajë kështu”. ERIKSEN – Më pas u ndal te raporti mes Kontes dhe Kristian Eriksenit, i përmirësua­r vetëm gjatë muajve të fundit: “Nuk është rastësi që Interi luan më mirë kur ai është titullar fiks. Kur Konte ka fenomene në skuadër i largon, siç donte të bënte me Pirlon te Juvja. Pati një periudhë kur e tallte, duke e bërë të luante 4-5 minuta. Nëse do të kishte vepruar ashtu me mua, do të kishin fluturuar këpucët. Nëse këtë verë do t’i jepej mundësia ta largonte, nuk do ta mendonte dy herë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania