Panorama Sport (Albania)

Materaci: Për Champions-in e shoh keq Juven

-

Numërimi së prapthi tek Interi ka nisur, por këto tetë javë të fundit të Serisë A ofrojnë shumë spunto interesant­e jo vetëm në optikën e titullit. Në intervistë­n për “Il Mattino”, ish-mbrojtësi zikaltër, Marko Materaci, ka folur edhe lidhur me garën për tri vendet në Ligën e Kampioneve.

GARA CHAMPIONS – “Cila shkon në Champions? Shikoj keq Juventusin. Disa javë më parë do të kisha thënë që Milani do të humbiste pikë, por po mban një ritëm të rëndësishë­m dhe meriton të shkojë. Atalanta po ecën me gjithë forcën, ndërsa është Juventusi që e shikoj më dobët. Turi i radhës ku luhet Napoli-inter dhe Atalanta-juventus do të jetë shumë i rëndësishë­m”. XHENARO GATUZO – “Si e shikoj Gatuzon? Si gjithmonë. I zakonshmi Rino, që te Milani ka treguar se mund të largohet duke lënë shumë para pa iu shkelur dinjiteti. Ka ditur të presë, ka pritur telefonatë­n e Napolit dhe pavarësish­t të gjitha problemeve që ka pasur në këto dy vite, e ringriti skuadrën në një moment të vështirë dhe një vit më parë fitoi Kupën e Italisë. Mendoj se Napoli është skuadra që luan futbollin më të mirë të gjithë kampionati­t”.

NDËRTIMI NGA PRAPAVIJA – “E nisim nga fakti që nuk më pëlqen tepër, por në rastin e Napolit e bëjnë me konkretësi. Në kohët e mia objektivi ishte të kaloheshin 40 metrat dhe atëherë mund të mjaftonte një harkim në thellësi: tani metrat janë 90 sepse të gjithë ushtrojnë presing të avancuar. Dhe, kur gjen skuadra të organizuar­a mirë si Barcelona, duhet të tregohesh akoma më i kujdesshëm, sepse më pas ndodhen dy hapa larg portës sate dhe mund të të dëmtojnë”. NAPOLI-INTER – “Sfidohen dy kampionë të stolit. Skuadra me dy objektiva dhe filozofi loje të ndryshme, por trajnerë që përjetojnë ndeshjen në mënyra shumë të ngjashme. Do të jetë një ndeshje e bukur, edhe pse Interi nuk është brilant si skuadër”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania