Panorama Sport (Albania)

Faktet fatsjellës­e të Vllaznisë në Kupë

-

Vllaznia me kualifikim­in e fundit ndaj Laçit e ka siguruar për të 15-ën herë finalen e Kupës së Shqipërisë, ku në 14 mundësitë e shkuara ka arritur që ta fitojë 6 herë trofeun. Ecuria pozitive e kuqebluve në këtë edicion të 69-të të Kupës ecën paralelish­t me disa statistika dhe të dhëna. Raundet e Kupës në këtë sezon janë zhvilluar me nga një ndeshje teke dhe si për koincidenc­ë, Vllaznia të katërta takimet e luajtura në Kupë i ka zhvilluar në shtëpi, në stadiumin “Loro Boriçi”. Përveç këtij fakti, ajo që e bën të veçantë ecurinë e shkodranëv­e në këtë edicion të Kupës është se të besuarit e trajnerit Tomas Brdariç kanë shkuar në finale pa pësuar asnjë gol, si dhe kanë shënuar 17 herë. Në turin e parë Vllaznia ka mundur 7-0 Devollin, për të vijuar më pas me fitoren 8-0 ndaj Elbasanit në raundin e dytë. Në çerekfinal­e dhe gjysmëfina­le kuqeblutë kanë qenë më të kursyer, pasi kanë fituar me rezultatin 10, fillimisht ndaj Korabit dhe më pas ndaj Laçit. Kështu që, finalja me Skënderbeu­n i bie ndeshja e parë jashtë Shkodrës për Vllazninë në këtë edicion të 69-të të Kupës. Është hera e dytë që këto dy skuadra ndeshen në finale të Kupës. Për herë të parë janë përballur në finalen e vitit 1965, kur shkodranët kanë fituar 1-0 ndaj Skënderbeu­t, që ka qenë edhe trofeu i parë në këtë kompeticio­n. Tjetër rastësi që ka të bëjë me ecurinë e shkëlqyer të Vllaznisë në Kupë mund të lidhet edhe me uniformën, pasi në tria raundet e fundit shkodranët kanë luajtur me fanellën e tretë. Vetëm ndaj Devollit Vllaznia ka luajtur me uniformën zyrtare, kuqeblu, ndërsa fanella e dytë, e bardha, nuk është përdorur në Kupë këtë sezon. ILIR CARA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania