Panorama Sport (Albania)

Analizë te Teuta, zbardhet fjalimi i Martinit para ekipit

Priten ndryshime në formacion për të dielën

-

Humbja ndaj Skënderbeu­t dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë, sigurisht që ka djegur jo pak në kampin durrsak. Teuta vinte nga një moment mjaft i mirë, ku kryesonte tabelën në Superiore dhe kishte si synim arritjen në finale, duke mbrojtur sërish trofeun si fituese në fuqi e Kupës. Megjithatë, në Durrës nuk kanë kohë të qajnë këtë humbje, pasi do të përballen sërish me Skënderbeu­n, këtë herë për llogari të javës së 27-të të kampionati­t, të dielën në Korçë ora 16:00. Dje “djemtë e detit” kanë zbritur menjëherë në fushë. Në stërvitje lojtarët kanë qenë të mobilizuar në maksimum dhe të

vetëdijshë­m për atë që i pret. Te Teuta janë të bindur se do të rikthehen te fitorja, këtë herë në Korçë, me synimin për të ruajtur kreun. Në seancën postelimin­imit nga Kupa, trajneri Edi Martini, nisi gjithçka me një fjalim para ekipit. “Djema, pavarësish­t asaj që ndodhi me

Skënderbeu­n në Kupë, ne duhet të qëndrojmë me kokën lart. Na presin edhe nëntë finale. Siç e kemi treguar edhe herët e tjera, që në momente të vështira jemi bërë më të fortë dhe ia kemi dalë. Tashmë sërish duhet të vazhdojmë të bashkuar dhe të fokusohemi te kampionati”, ishin fjalët e Martinit para ekipit.

TITULLARËT - Teuta ka nisur përgatitje­t për ndeshjen e radhës në kampionat, që luan sërish ndaj Skënderbeu­t dhe trajneri Martini së pari kërkon të shikojë gjendjen aktuale të skuadrës. Lajm i mirë është fakti se nuk ka asnjë problem dhe grupi është i plotë. Ndaj Skënderbeu­t për kampionat, Teuta mund të ndryshojë formacioni­n. Nga minuta e parë do të luajë si zakonisht me Frashërin në portë. Në mbrojtje do të rreshtohen të zakonshmit Todorovski, Hoxha dhe Arapi,

por me dilemën e krahut të majtë, aty ku në balotazh për një vend janë Xhekson dhe Kuro që ka lënë pas dëmtimin. Në mesfushë pritet të ketë të paktën një ndryshim. Me Aleksin dhe Emiliano Vilën të rikonfimua­r titullarë, dilema e madhe është nëse do të jetë Daja nga minuta e parë apo Karabeci ose Avdyli. Ky i fundit ka disa ndeshje që nuk preferohet nga Martini dhe nuk është çudi që ta nisë këtë herë titullar. Para tyre do të luajë treshja e zakonshme: Lorenco Vila, Bregu dhe Krasniqi. Gjithsesi, mbeten edhe dy ditë përgatitje për të vulosur formacioni­n. Në 3 përballjet e fundit me korçarët këtë kampionat, Teuta ka arritur të fitojë dy herë (3-1 dhe 2-0), ndërsa një ndeshje ka përfunduar në barazim 1-1. Të dielën “djemtë e detit” shkojnë në transfertë me petkun e ekipit kryesues dhe hapi fals këtë herë është i ndaluar. ZAMIR QYPI

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania