Panorama Sport (Albania)

Tjetër gjyq i humbur, 45 ditë afat nga FIFA

“Nëse nuk paguhem, bllokohet edhe për 3 vite merkatoja”

- ERMAL SIKA

Flamurtari nuk gjen rehat, tjetër ultima tum nga FIFA. Është Kreshnik Nebihu ai që ka fituar gjyqin dhe pret të paguhet. Vetëm 45 ditë i është lënë afat klubit për të shlyer detyrimin prej 28 mijë eurosh ndaj kosovarit. Nëse nuk do të jepet në kohë, atëherë kuqezinjtë rrezikojnë që t’u bllokohet edhe për tri vite të tjera merkatoja. Lajmi është konfirmuar ekskluzivi­sht nga vetë mesfushori. “Pjesa e borxheve ende nuk është zgjidhur. Unë sapo kam fituar gjyqin me Flamurtari­n. Klubi duhet që të më paguajë detyrimin brenda 45 ditëve. Në të kundërt, sipas vendimit të FIFA-S, atëherë u bllokohet merkatoja për tri vite dhe nuk mund të marrë lojtarë as brenda dhe as jashtë vendit. Më vjen keq për situatën ku gjendet Flamurtari.

Nuk e meriton pasi është një klub me traditë në futbollin shqiptar dhe unë jam ndier shumë mirë aty”, tha fillimisht 23-vjeçari. RIKTHIMI

U përfol se në janar kosovari mund të rikthehej në Vlorë. Pas largimit nga Flamurtari

dhe aventurës me Trepçën ’89, ai u rikthye sërish në Shqipëri, por jo te vlonjatët. I pyetur për këtë, Nebihu sqaron se nuk kishte asgjë konkrete. “Asgjë konkrete nuk kisha me Flamurtari­n, pavarësish­t dëshirave që mund të kishin drejtuesit.

Dihet tashmë ana financiare e vlonjatëve. Por pavarësish­t kësaj, unë kam simpati të veçantë për Vlorën. Në të ardhmen, nëse ka përmirësim­e në shumë drejtime, pse jo, mbase mund të këtë një rikthim te Flamurtari. E kam ndjekur ekipin sepse kam shokë ende aty. Nuk më vjen fare mirë që ekipi është në atë gjendje. Shpresoj të ndryshojë situata pasi Flamurtari nuk e meriton të lëngojë kështu. Mendoj se ai ekip e ka vendin në Superiore. Skuadra ringrihet me përkushtim të presidenti­t, me anën financiare, normalisht edhe me përforcime­t që mund të bëhen. Uroj që kjo gjë të zgjidhet sa më shpejt dhe ekipi të kthehet atje ku i takon”, thekson 23-vjeçari, që shkurtimis­ht komenton edhe aventurën te Bylisi: “Jam shumë i kënaqur në ekipin e Bylisit. Shpresoj që të vazhdojmë me rezultate të mira”.

 ??  ?? Kreshnik Nebihu, kur luante për Flamurtari­n
Kreshnik Nebihu, kur luante për Flamurtari­n

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania