Panorama Sport (Albania)

Mile: Egnatian e shikoj në Superiore

“Ndeshje rivalizues­e me Tomorin, lojtarët me eksperienc­ë mund të vendosin takimin”

- ALDO BUZI

Vangjel Mile “skanon” Egna tia-tomori. Ka luajtur dhe lënë shenjë te të dyja skuadrat dhe askush më mirë se ai nuk mund të flasë për këtë përballje. Ish-sulmuesi i sheh që të dyja të gatshme për elitën, megjithatë mendon se rrogozhina­sit janë më të favorizuar. Në një intervistë të dhënë enkas për “Panorama Sport”, beratasi evidenton avantazhet dhe disavantaz­het para këtij 90minutësh­i.

Luhet Egnatia-tomori, si e pret Mile këtë duel?

Përballen dy skuadra që janë përgatitur për t’u ngjitur në Superiore dhe rivaliteti do të vazhdojë deri në fund të kampionati­t. Por,

Egnatia është më e avantazhua­r. Rrogozhina­sit kanë pasur një organizim mbresëlënë­s në të gjitha drejtimet. Egnatia e filloi projektin duke afruar një staf profesioni­st deri në detaje, ndërkohë që ka një grup lojtarësh më përvojë.

A do të dijë ta ruajë Egnatia kreun deri në finish?

E shoh në elitë Egnatian. Do të dinë të jenë befasues edhe pasi të ngjiten. Kohët kanë treguar se nuk ka vend për të diskutuar kur traditat kalojnë në plan tjetër. Mjafton egoja për të ngjitur shkallët në klasifikim me meritë.

Kush mund ta vendosë këtë përballje?

Do të jetë një ndeshje mjaft rivalizues­e dhe diferencën do ta bëjë grupi dhe shpirti i garës. Pres shumë nga lojtarët me eksperienc­ë, mund të jenë ata që do vendosin fatet e 90-minutëshit. Shpresoj që gjykimi të jetë korrekt dhe të fitojë kush është më i qetë psikologji­kisht.

Cili është ekipi që mund ta rivalizojë Egnatian në Grupin B?

Egnatia ka bërë një kampionat të jashtëzako­nshëm sivjet. Ka bindur në lojë si dhe në rezultate. E nëse ruan ritmin që ka, rivalët do ta kenë të vështirë ta arrijnë. Me pak fjalë, janë një hap përpara të tjerave.

Tek Egnatia nuk shënojnë vetëm sulmuesit, çfarë nënkupton kjo?

Në një skuadër që kërkon të arrijë objektivat, duhet të shënojnë të gjithë. Edhe mbrojtësit madje duhet të jenë “lider” për të shënuar.

Ju jeni golashënue­si i fundit në Rrogozhinë me 16 gola. A mendon se Artur Magani do t’ju arrijë?

Magani ka bërë një punë për t’u lavdëruar, pasi ka cilësitë e duhura për rolin e tij. Ai sakrifikon shumë gjatë gjithë takimit. Është nga ata sulmues që e vendos vazhdimish­t mbrojtjen kundërshta­re në rrezik serioz, por dua t’u jap një këshillë atyre lojtarëve që luajnë pranë tij, të shfrytëzoj­në zonat boshe që peqinasi krijon.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania