Panorama Sport (Albania)

.“Tomori të besojë, historia s’blihet me lekë”

-

Tomori do të sfidojë në takimin e radhës Egnatian kryesuese. Ish-sulmuesi Edmond Gjata, përmes prononcimi­t për “Panorama Sport”, kërkon nga skuadra dhe stafi drejtues që të luajnë dhe respektojn­ë garën deri në fund, pasi Tomori është klub me histori. “Historia nuk blihet, ndërsa suksesi i skuadrave të vogla dhe periferike është kalimtar. Ky fakt duhet ta ndërgjegjë­sojë më shumë skuadrën për t’i shkuar deri në fund misionit, rikthimit në elitë. E kam ndjekur me shumë vëmendje dhe interes ecurinë e Tomorit këtë sezon. Kam vlerësimet më të mira për punën e kryer dhe rezultatet e deritanish­me. Vlerësimi shkon për gjithë stafin drejtues dhe futbollist­ët. Por, puna nuk duhet ndalur këtu. Aq më shumë që pas barazimit me Pogradecin kam konstatuar pesimizëm nga opinioni, por më ka pëlqyer shumë dhe vlerësoj deklaratën e trajnerit Sinella për të vazhduar luftën deri në fund. Këtë mbështetje dua t’i jap edhe unë ekipit para ndeshjes me Egnatian. Deri në fund janë edhe 5 ndeshje për t’u zhvilluar dhe gjithçka është e mundur. Unë i sugjeroj ekipit dhe stafit të luajnë ndeshjet e mbetura me kokën lart dhe të hyjnë në fushë vetëm për fitoren. Ekzistojnë mundësitë për t’u ngjitur në elitë. Stafi drejtues dhe ekipi e dinë se vendi i Tomorit është në Superiore. Duhet kuptuar njëherë e mirë se historia nuk blihet me lekë. Çdo skuadër e vogël dhe periferike sado të investojë, përsëri suksesin e ka momental dhe nuk mund të matet me hijen e rëndë që ka Tomori ynë, fanella e të cilit ka peshë shumë të rëndë. Ndodhi njëherë që Egnatia u fut në Superiore pas dhuratës që i bëri poshtërsis­ht Naftëtari në dëmin tonë. Ka qenë një përballje në Kuçovë, por tani duhet të bëjmë çmos të mos e pësojmë nga gabimet tona. Mendoj se skuadra dhe stafi i saj duhet të besojnë se do t’ia dalin vetëm për përbërjen dhe historinë që kanë”, u shpreh Edmond Gjata. EDI SPAHIU

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania