Panorama Sport (Albania)

Lila: Besa nuk luan për statistikë dhe... ndere

-

Mesfushori peqinas, Bledar Lila, luan sezonin e dytë radhazi te Besa. Në prononcimi­n e dhënë për “Panorama Sport”, 20-vjeçari deklaroi se në vijim, skuadra kavajase, edhe pse jashtë objektivav­e, nuk do t’i luajë ndeshjet e mbetura për statistikë. “U bëra pjesë e Besës, kur skuadra ime e vendlindje­s, Shkumbini, luante në Kategorinë e Dytë. Përfshirja në një ekip me emër, traditë e histori si Besa, më dha mundësi për të ndryshuar sado pak karrierën time, ku jam konsiderua­r si titullar. Peng? Besa në këto dy sezone që luaj unë, ka merituar më shumë. Jo në pak ndeshje na janë mohuar gola të rregullt, na janë mohuar penallti të pastra dhe shpesh jemi ndëshkuar me 11-metërsha të paqenë, si dhe është ndier presioni dhe egërsinë që Kategoria e Parë ka brenda dhe jashtë fushave. Këtu nuk po llogaris çoroditjen që solli pandemia. Ka ndikuar edhe mosha e re e futbollist­ëve apo një menaxhim më i mirë i merkatos sa i takon përzgjedhj­es. Pengu im është që Besa do të konkurrojë edhe vitin tjetër në Kategorinë e Parë. Elita është një ëndërr, që kam përshtypje­n se po torturon aktualisht çdo lojtar të Besës. Luhet pa objektiv? Çdokush që mendon kështu, gabon. Atëherë përse do të rikthehej sërish në ekip trajneri Ndriçim Kashami dhe do të largohej trajneri Mërgjyshi. Të jeni të sigurt, dhe kam bindjen e palëkundur, se ne si futbollist­ë nuk do të futemi në fushë thjesht për t’u bërë ‘ndere’ skuadrave të tjera, duke filluar nga takimi i radhës me Pogradecin në transfertë”, u shpreh Lila për gazetën. FERIZ FERIZAJ

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania