Panorama Sport (Albania)

Dënohet Fehmi Mëziu i Korabit, s'ka amnisti për trajnerin e femrave

-

Dalin vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës. Pasi kanë shqyrtuar anomalitë e javës së fundit, nuk kanë munguar dënimet në masë dhe përjashtim­et në të gjitha kategoritë e futbollit. Administra­tori i Korabit e ka pësuar. Fehmi Mëziu mori të kuq pas përplasjes që pati në fushë me homologun e tij të Dinamos, Ermal Barushin, dhe për pasojë është dënuar me 3 ndeshje pezullim. Ka pezullime edhe për Valbonën, Luzin e Shënkollin në Kategorinë e Tretë, ndërsa bie në sy lënia në fuqi e masës së marrë ndaj Hekuran Korreshit, trajnerit të femrave të Lushnjës.

1. Zyrtari i KS Korabit, Fehmi Mëziu, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rëve, dënohet me 3 ndeshje pezullim.

2. Zyrtari i KF Valbonës, Mustaf Hysenaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 ndeshje pezullim.

3. Lojtari i Luzit 2008, Xhuljan Turhani, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rit, dënohet me 2 ndeshje pezullim.

4. Lojtari i Shënkollit, Sebastjan Deda, për sulm ndaj kundërshta­rit, dënohet me 5 ndeshje pezullim.

5. Lojtari i Labëria FC U-19, Andrea Prifti, për pështymjen ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 24 muaj pezullim.

6. Lojtari i Labëria FC U-19, Dionis Xhafaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 10 ndeshje pezullim.

7. Zyrtari i FK Elbasanit U-19, Arjan Kila, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 ndeshje pezullim.

8. Lojtari i Luzit 2008 U-19, Deliado Kushta, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rëve, dënohet me 2 ndeshje pezullim.

9. Lojtari i FC Internacio­nal, Drini Dushkaj, për sjellje josportive ndaj të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 8 ndeshje pezullim.

10. KS Korabi, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kategorisë së Parë U-17 - Grupi A, kundër FC Djelmnia Shkodrane 2017, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikim­i.

11. KS Korabi, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kategorisë së Parë U-19 - Grupi A, kundër FC Djelmnia Shkodrane 2017, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikim­i.

12. KF Sopoti, për mosparaqit­je më shumë se një herë në ndeshjet e vlefshme për Kategorisë së Parë U-19 - Grupi B, humbet ndeshjen kundër Football Republic U-19 B, në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe përjashtoh­et nga gara dhe zbritet në një kategori më poshtë duke iu zbritur 6 pikë në sezonin pasardhës.

13. Skënderbeu femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për kampionati­n kombëtar të futbollit të femrave, kundër Vllaznia femra, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikim­i.

14. KF Bylisi, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kategorisë së Parë U-15 - Grupi B, kundër SH.F. Pepa, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikim­i.

15. AK Shqiponjat 2017, për aktivizimi­n e lojtarëve që nuk kishin të drejtë të luanin në ndeshjen e vlefshme për Kategorisë Superiore U-13 - Grupi A, kundër KF Shkodrës, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3.

16. Mospranimi­n e kërkesës së Football Republic U-19, si të pabazuar në KDS.

17. Mospranimi­n e kërkesës së lojtarit të Football Republic U-19, Frenki Shahaj, si të pabazuar në KDS.

18. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Djelmnia Shkodrane 2017 U-19, Kledis Hurmi, si të pabazuar në KDS.

19. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Naftëtari, Ardjan Gega, si të pabazuar në KDS.

20. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të Lushnja femra, Hekuran Korreshi, si të pabazuar në KDS.

21. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Studentit U-15, Joel Gjana, si të pabazuar në KDS.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania