Panorama Sport (Albania)

Çapo: Asambleja OK, Duka rol thelbësor në reformimin e KOKSH

-

Pas deklaratës së bërë nga FSHF-JA ku bëhej thirrje për bojkot të asamblesë dhe akuzave për mënyrën e organizimi­t të saj, "Panorama Sport" ka kontaktuar me anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të KOKSH, Labo Çapo, i cili jep pretendime­t dhe shpjegimet tij për të gjithë procesin se si është organizuar asambleja e datës 17 prill. "Po ju jap shpjegimet e mia. Tashmë dihet që Komiteti Olimpik ka qenë tërësisht në anarki juridike dhe organizati­ve. Prej shumë kohësh disa federata olimpike morën iniciativa dhe nisma për riorganizi­min juridik dhe organizati­v të KOKSH. Dua të theksoj që z.armand Duka, Sait Prizreni dhe disa sporte të tjera olimpike kanë mbajtur peshën kryesore për reformim të institucio­nit. U miratua statuti i ri duke u mbështetur në Kartën Olimpike dhe ligjet e shtetit Shqiptar. Statuti është sipas standardev­e, ku u përcaktuan të drejtat dhe detyrimet për çdo anëtar dhe funksionar të KOKSH. Për asamblenë zgjedhore janë respektuar të gjitha afatet ligjore dhe kohore. Në email-in e ardhur nga KOKSH në datën 19 mars janë përcaktuar dokumentet që duhen për akreditim anëtarësh dhe kandidatët. KVE, në datën 7 prill, u ka dërguar të gjithë federatave mangësitë në dokumentac­ion. Afati për plotësimin e tyre ishte 5 ditë, e parashikua­r dhe në statut. Në këto kushte, federatat kanë plotësuar dokumentac­ionin e nevojshëm.

Për rastin konkret nuk kam informacio­ne, por dua të theksoj se z.armand Duka ka mbajtur peshën kryesore për reformimin e institucio­nit të KOKSH.

Ka ardhur momenti që i gjithë komuniteti i sportit të japë kontribut për rregullimi­n e imazhit të KOKSH dhe për funksionim­in normal të këtij institucio­ni", deklaroi Çapo për "Panorama Sport".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania