Panorama Sport (Albania)

Grupet kriminale, pasuri në emër të Briken Caljes

Emri i sportistit u zbulua në dosjen e nipit të bosit të drogës

-

Grupet kriminale në Elbasan regjis trojnë pasuritë edhe në emër të sportistëv­e të njohur. Briken Calja është peshëngrit­ësi më i mirë i Shqipërisë, i cili është shpallur disa herë kampion Europe. Por, emri i tij figuron edhe në një nga dosjet e Policisë së Elbasanit në lidhje me grupet kriminale. Në kuadër të sekuestrim­it të pasurive prej 700 mijë eurosh në emër të shtetasit Kreshnik Musabelli, çështja ndaj të cilit është dërguar në Gjykatën e Lartë nga Prokuroria e Elbasanit, pasi Gjykata e Apelit të Durrësit vendosi kthimin e pasurive duke rrëzuar kështu vendimin e Gjykatës së Elbasanit. Midis 13 personave që kanë lidhje me personin e hetuar është edhe peshëngrit­ësi Briken Calja. Ekzistojnë të dhëna për veprimtari kriminale nga ana e personit nën hetim Kreshnik Musabelli, nipi dhe njëkohësis­ht pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga shtetasi Nik Braka (Besnik Braka alias Nik Vojacek), i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me 14 vjet burgim. Në këtë grup, shtetasi Kreshnik Musabelli ka negociuar me persona të tjerë për tregtimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike në vendet e Bashkimit Evropian. Gjithashtu, i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike rezulton edhe vëllai i Kreshnik Musabelli, shtetasi Gertian Musabelli, i cili në vitin 2004, është evidentuar nga autoritete­t greke për veprimtari të paligjshme të trafikut të drogës. Të dhënat janë administru­ar nga zyra e Interpol Athina.

SEKUESTROT Pasuritë ndaj Kreshnik Musabellit u vendosën nën sekuestro më 24 korrik 2019. Policia njoftoi në atë kohë se në kuadër të hetimit të procedimit penal të regjistrua­r pranë kësaj prokurorie, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale”, u finalizua operacioni policor i koduar “Invest”, për vendosjen e sekuestrov­e preventive ndaj pasurisë së 33vjeçarit.

 ??  ?? Faksimile e vendimit të gjykatës, në të cilën emri i Briken Caljes figuron në listën prej 13 personash, të cilët janë përfshirë në skemën e pastrimit të parave
Faksimile e vendimit të gjykatës, në të cilën emri i Briken Caljes figuron në listën prej 13 personash, të cilët janë përfshirë në skemën e pastrimit të parave
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania