Panorama Sport (Albania)

Sheikët i hapin luftë, por Reali është mbreti

Nga Al Khelaifi tek Abramoviç, “Galaktikët” tregojnë trofetë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Roman Abramoviç bleu Çelsin në vitin 2003 dhe ndryshoi rregullat e lojës. Manjati rus nisi një revolucion në futboll mbi bazën e parave. Që nga ajo kohë nisën të futeshin në skenë edhe pasanikët e tjerë. Pronarët e Mançester Sitit dhe PSG-SË janë gjithashtu shumë të fortë në këtë aspekt. Dhjetë vite pasi ata u futën në botën e futbollit, kanë marrë kontrollin e Champions-it dhe këtë sezon përfaqësoh­en jo pak, por me 3 ekipe në gjysmëfina­le. Reali i Madridit është skuadra e vetme që sfidon “rregullin” e ri të futbollit botëror duke u kualifikua­r mes 4 më të mirave, por që nuk kanë një pasanik si pronar. Tre të tjerët janë shembujt konkretë të multimilio­nerëve që kanë shpenzuar shumë për të arritur suksesin. Kurrë nuk është parë diçka e tillë. Kanë shpenzuar shumë para, por tani janë aty duke ndryshuar hartën e futbollit. Dikur ishin skuadra në nivelin mesatar, por tani janë shndërruar në superfuqi. Në vitin 2008, “Abu Dabhi United Group” mori drejtimin e Mançester Sitit. Pronari i kësaj kompanie është sheiku Mansur bin Zajed Al Nahyan, pjesëtar i familjes mbretërore në Abu Dabi. Që kur u bë president, ai ka bërë investime të çmendura duke shpëtuar klubin nga katastrofa. Siti ia ka dalë që të kualifikoh­et për herë të dytë në gjysmëfina­let e Champions-it (e para ishte në vitin 2016). Ata kanë bërë shpenzime të mëdha vit pas viti për të afruar futbollist­ët më të mirë të planetit. Fiksimi i madh është Champions-i.

PSG - Të njëjtën histori ka pasur edhe PSG-JA, e kontrollua­r nga “Qatar Sports Investment­s”. Ky projekt sportiv është mbështetur në mënyrë direkte nga emiri i Katarit Tamim bin Hamad Al-thani. Naser Al Khelaifi, president i klubit që nga viti 2011, ka si objektiv fitoren e Champions-it. Ashtu si Siti edhe Çelsi ka shpenzuar shumë para, por pa sukses. Kjo është formula që përdorin manjatët për të revolucion­arizuar futbollin. Kjo është rruga më e shkurtër për të arritur suksesin, por në të njëjtën kohë thyhen edhe rregullat e “Fair Play”-t financiar. PSG-JA rrezikoi shumë vitin e kaluar, por arriti të luante në finale. Këtë herë sfidohen dy sheikët me njëri-tjetrin në gjysmëfina­le.

OLIGARKU RUS - Roman Abramoviç ishte pionieri. Ai nisi këtë rrugëtim dhe të tjerët e ndoqën. Skuadra e tij arriti të luante dy finale Champions-i, në vitin 2008 dhe në vitin 2012. Shpenzimet e tij për 18 sezone kanë qenë monstruoze, 2 miliardë dhe 222

milionë euro. Edhe këtë sezon u bënë transferim­e të bujshme, afro 250 milionë euro me Haverc, Verner, Çiluell etj. Por, edhe shitjet kanë qenë një pjesë e rëndësishm­e e projektit të tij për 20 vite: 1.1 miliardë euro. Bilanci është 1 miliard euro humbje. Milioneri rus duhet

të shpenzonte 854 milionë euro përpara se të fitonte Champions-in e tij të vetëm në vitin 2012. Abramoviç preku qiellin me dorë dhe të njëjtën gjë ëndërrojnë edhe Siti me PSG-NË. Siti i nisi shpenzimet me Robinjon në vitin 2008 për të arritur në 2 miliardë euro.

Por “Qytetarët” nuk kanë shitje ashtu si Çelsi dhe bilanci është më negativ, 1.2 miliardë euro. Shifra të çmendura.

SHPENZIME - Edhe PSGJA ka bindjen që herët a vonë do të sigurojë Champions-in e saj të parë në histori dhe të

dytin për Francën si shtet. Ashtu si vëllezërit binjakë, kanë shpenzuar shumë para: 1.3 miliardë euro. Nga blerjet 9 milionë euro te transferim­i më i kushtueshë­m i historisë (Nejmar 222 milionë) apo Mbape (145). Tri skuadrat e mësipërme kanë paranë si ndëshkim. Kanë ngjashmëri në këtë aspekt, por nuk kanë traditë. Kanë fituar vetëm 4 Kupa Kupash. Siti e ka fituar në vitin 1970, PSG-JA në vitin 1996, Çelsi në vitin 1971 dhe 1998. Por, blutë e Londrës kanë edhe një Champions. Përballë kanë Realin e Madridit, kolosin e mbrëmjeve të mëdha europiane, “mbretin” e Europës me 13 Champions. Klubi që do të mbrojë nderin e futbollit të ri. Reali është i vetëm përballë rrezikut që kërcënon këtë sport, por nuk duhet të harrojmë që edhe Florentino Perez e hap portofolin shpeshherë për të afruar kampionë në ekipin e tij.

 ??  ?? Roman Abramoviç, Çelsi
Roman Abramoviç, Çelsi
 ??  ?? Naser Al Khelaifi, PSG
Naser Al Khelaifi, PSG
 ??  ?? Mansur Bin Zajed, Man. Siti
Mansur Bin Zajed, Man. Siti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania