Panorama Sport (Albania)

11 ndeshje për 44 ditë, madrilenët do të luajnë për të realizuar ëndrrën

Skuadra spanjolle kërkon të fitojë Champions dhe La Liga

-

Duhen 44 ditë nga fundi i sezonit futbollist­ik dhe Reali i Madridit vazhdon të jetë “gjallë” në të dyja kompeticio­net: La Liga dhe Champions. Skuadra e Zinedin Zidanit mund të bëjë dopietë. Kanë mbetur vetëm 11 ndeshje, 8 në La Liga dhe 3 në Champions për të fituar 2 trofetë. Ky është një objektiv konkret, i cili e mban skuadrën të motivuar, pavarësish­t lodhjes dhe shpenzimit të energjisë në javët e fundit. Dëmtimet janë gjithashtu problemati­ke, por madrilenët nuk dorëzohen duke ia dalë me rrotacion. Kualifikim­i në gjysmëfina­let e Championsi­t në këtë situatë i jep akoma më shumë vlerë javës që mbyllën “Galaktikët”. Eliminuan Liverpulin dhe fituan “El Clasico”-n për t’u afruar akoma më shumë me kreun dhe me ëndrrën dopietë. Do të luhen 4 ndeshje në prill: Getafe, Kadiz dhe Betis në kampionat. Do të luhet gjithashtu edhe gjysmëfina­lja e parë kundër Çelsit në fundin e muajit. Maji niset me duelin kundër Osasunës, pastaj transferta në Londër për gjysmëfina­let e kthimit në Champions. Në fazën finale të kampionati­t, skuadra e Zidanit do të përballet me Sevijen, pastaj me Granadën dhe Bilbaon. Llogaritë do t’i mbyllë kundër Vijarealit. Nëse do t’ia dalë të eliminojë Çelsin nga Champions-i, atëherë i duhet të luajë edhe finalen e kompeticio­nit të madh më 29 maj në Stamboll kundër fituesit të çiftit Psg-mançester Siti.

PA HUMBJE - Që nga 30 janari, javë kur humbën ndaj Levantes (1-2) Reali i Madridit ka marrë 11 fitore dhe tri barazime. Në La Liga

ka qenë i aftë të shkurtojë diferencën që kishte me Atletikon e Madridit pas triumfit në “El Clasico”. Distanca është vetëm një pikë. Në Europë, “Galaktikët” ia kanë dalë të fitojnë ndeshje të rëndësishm­e si ndaj Atalantës (01 dhe 3-1), por edhe kundër Liverpulit 3-1 në “Valdebebas”. Pavarësish­t

se u mbrojt në duelin e dytë, e meritoi kualifikim­in. Tani me Çelsin është një tjetër duel interesant dhe i luftuar, por në horizont është shfaqur finalja në “Ataturk”. Gjithçka është e hapur. Mbetet për t’u parë se sa do t’ia dalë Reali që të menaxhojë forcën dhe mungesat e shumta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania