Panorama Sport (Albania)

Nagelsman kushton 20 milionë euro, pëlqehet dhe Alegri

-

Largimi i Hansi Flikut në fund të sezonit është pothuajse i sigurt. Mediat gjermane mendojnë se trajneri i Bajernit ka vendosur ta drejtojë kombëtaren gjermane. Në Mynih kanë nisur të mendojnë për zëvendësue­sin e Flikut, emri më i lakuar është ai Julian Nagelsman. Trajneri aktual i Lajpcigut shihet si njeriu i duhur për të drejtuar kampionët për sezonin e ri. Por, “Sport 1” shkruan se për të marrë shërbimet e Nagelsmani­t, Bajerni duhet të paguajë gati 20 milionë euro, një shifër e lartë kjo për drejtuesit bavarezë, të cilët tani duhet të mendojnë nëse do t’i shpenzojnë këto para për Nagelsmani­n apo do të hedhin vështrimin diku tjetër. ALEGERI NË HORIZONT Ndërkohë në Itali, “Sportmedia­set” shkruan se Masimilian­o Alegri mund të jetë një nga kandidatët kryesorë për të nisur një aventurë të re në Gjermani, te Bajerni. Eksperienc­a e ish-trajnerit të Milanit dhe Juventusit, do të kënaqte shumë drejtuesit bavarezë, të cilët do të ishin të gatshëm t’i besonin skuadrës një trajneri që ka fituar shumë tituj në karrierën e tij. Që në nga vera e 2019, Alegri është pa skuadër teksa u largua nga Juventusi për t’i lënë vendin Mauricio Sarrit. Edhe pse ky i fundit, gjithashtu u largua dhe tani bardhezinj­të drejtohen nga ishmesfush­ori i njohur, Andrea Pirlo. Karl Hainc Rumenige mund të përdorë edhe presidenti­n e Juventusit,

Andrea Anjeli, me të cilin ka një marrëdhëni­e të shkëlqyer, për ta bindur Alegrin t’i bashkohet Bajernit. Gjithsesi, gjithçka do të kuptohet në javët e ardhshme pasi në horizont në shtëpinë e Bajernit është programuar edhe një takim mes drejtuesit dhe trajnerit për të qartësuar të ardhmen e këtij të fundit në skuadër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania