Panorama Sport (Albania)

Pa votë në asamble, FSHF: Bojkotoni zgjedhjet!

Sekretaria­ti përzgjedh federatat me një... memorandum

-

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqip tar do të zhvillojë më 17 prill punimet e asamblesë, me gjithë kundërshti­të nga kandidatë dhe federata të ndryshme. Me anë të një vendimi, Komisioni i Verifikime­ve dhe Etikës krijuar së fundmi ka bërë të mundur përjashtim­in e federatës së futbollit dhe kandidatit të propozuar prej saj. Në proces, FSHF është lënë pa votë si dhe kandidati, Artan Shytaj ku me anë të një memorandum­i sekretaria­ti aktual i KOKSH ka bërë me dije kandidatët që plotësojnë kriteret, sipas tyre, për të qenë në këtë proces zgjedhor si dhe anëtarët me të drejtë vote. Bie në sy mungesa e futbollit, si për të ushtruar të drejtën e votës, ashtu edhe e kandidatit të propozuar prej saj, zotit Artan Shytaj.

THIRRJA E FSHF-SË PËR BOJKOT

Gjatë mbrëmjes së djeshme, FSHF ka bërë edhe një reagim duke artikuluar thirrjen për bojkot të kësaj asambleje: “FSHF u njoftua sot përmes një email-i se nuk do të këtë të drejtën e votës në Asamblenë Zgjedhore të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, duke u cenuar kështu nga një e drejtë themelore e çdo organizate me anëtarësi. Me këtë njoftim na u bë gjithashtu e ditur se kandidati i propozuar prej komuniteti­t të futbollit nuk do këtë të drejtën të zgjidhet. Ashtu si FSHF-SË edhe federatave të tjera u është mohuar kjo e drejtë. Në listën e gjatë të vendimeve kundër interesave të sportit, ky është patjetër më i rëndi në historinë e këtij komiteti që vetëm olimpik e kombëtar nuk është. Me bindjen se zgjedhja e një presidenti është problemi i fundit që KOKSH ka, FSHFJA iu përgjigj dje kërkesës për mendim të zv./presidenti­t dhe kandidatit për president, Vojo Malo, duke propozuar shtyrjen e asamblesë zgjedhore të datës 17 prill me qëllim rregullimi­n e problemeve themelore të këtij institucio­ni që fillojnë dhe mbarojnë tek anëtarësia. Duke pasur axhendë tjetër, nën shembullin e partive politike, nga (nuk) dihet se kush u vendos ndryshe, duke u injoruar edhe një herë qoftë kushtet higjienike, qoftë masat kufizuese të vendosura për shkak të COVID-19. Për qetësinë e organizato­rëve, FSHF nuk do të marrë pjesë në këtë asamble dhe fton secilën federatë që ka sadopak ndërgjegje për çka po ndodh, ta bojkotojë atë për shkak të veprimeve të panumërta antiligjor­e që vijojnë të ndodhin e që do të vazhdojnë të jenë objekt i hetimeve gjyqësore. Dëshirojmë sot të nënvizojmë se ndryshe nga çfarë u intereson organizato­rëve të kësaj pengmarrje­je dhe bashkëpunë­torëve të tyre, kritikat dhe sugjerimet e FSHF-SË nuk janë përpjekje për t’i marrë udhëtimet jashtë shtetit ndokujt, por besim i sinqertë se përmes diskutimev­e të hapura e në dobi të sportit kjo organizatë do mundet vërtet të fillojë një kapitull të ri të olimpizmit shqiptar. Por, kur asnjë përpjekje nuk kursehet për ta zbehur zërin e komuniteti­t më të madh të sportistëv­e në vend, kjo organizatë ka një problem serioz me të vërtetën dhe ka dështuar në përmbushje­n detyrave për të cilat është themeluar. FSHF nuk ka interes për të qenë pjesë e asnjë organizate, e cila nuk e dëshiron kontributi­n e saj aq më pak një organizate politike, ndaj do ta diskutojë me anëtarët e vet nëse do t[ vijojë të jetë pjesë e KOKSH”, ka qenë reagimi i FSHF-SË.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e vendimit nga sekretaria­ti aktual i KOKSH me anë të një memorandum­i për të caktuar kandidatët pjesëmarrë­s si dhe federatat me të drejtë vote
Faksimile e vendimit nga sekretaria­ti aktual i KOKSH me anë të një memorandum­i për të caktuar kandidatët pjesëmarrë­s si dhe federatat me të drejtë vote
 ??  ?? Sekretaria­ti bëri me dije axhendën e asamblesë dhe faktin që do të ketë njoftim për kandidatët si dhe anëtarët me të drejtë vote
Sekretaria­ti bëri me dije axhendën e asamblesë dhe faktin që do të ketë njoftim për kandidatët si dhe anëtarët me të drejtë vote
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania