Panorama Sport (Albania)

Donaruma-juve bëhet serioze, dridhet Milani

-

Më 13 prill nisi muaji i madhërishë­m i Ramazanit që do të mbyllet më 12 maj. Përkushtim­i ndaj Zotit i obligon besimtarët myslimanë që të mos konsumojnë asgjë nga agimi deri në perëndim. Mungesa e ushqimit dhe dehidratim­i mund të kushtëzojn­ë në mënyrë vendimtare sportistët, sidomos ata të sporteve në grup. Nëse për "solistët" do të ishte më e lehtë pasi mund të spostojnë stërvitjet pas iftarit, për ata që zhvillojnë sporte ekipore, gjithçka ndërlikohe­t. Vështirësi­a prek përditshmë­rinë, por sidomos ditët e ndeshjeve e megjithatë duke qenë një muaj i shenjtë, shumë lojtarë nuk do ta shmangin detyrimin e tyre ndaj besimit.

SITUATA - Agjërimi i zgjatur në harkun kohor të të gjithë ditës mund të shkaktojë rënie energjike çka mund të sjellë mungesë përqendrim­i e për pasojë edhe dëmtime.agjërimi i Ramazanit, shpesh, ndjek logjikë individual­e pasi ka atletë që e zbatojnë me përpikmëri e të tjerë e shlyejnë detyrimin e tyre në një periudhë tjetër të vitit. Ka edhe nga ata që "vetëpërjas­htohen" vetëm ditën e ndeshjes. Duke qëndruar në Serinë A, Milani është skuadra me më shumë besimtarë të fesë myslimane. Frenk Kesi, Benaser dhe Çalhanoglu janë përfaqësue­sit kuqezinj që nuk duket se do të heqin dorë nga agjërimi. Prova e forcës për këta lojtarë do të jetë të dielën kur në 12:30 do të duhet të jenë në fushë kundër Xhenoas. Nuk do të jetë e thjeshtë për ata e as për Piolin, megjithatë orari i paradites i lehtëson, nëse i krahasojmë me kolegët e ekipeve të tjera. Bolonja gjithashtu ka tre myslimanë në organikë, por nëse Juvara e nis nga stoli, Mbaje e Borrou janë titullarë. Fiorentina mbyll podiumin e agjëruesve me Amrabat e Riberi si përfaqësue­s, ndërkohë që Interi me Hakimin, Juvja me Demiralin apo Sampdoria me Kolejn janë ekipet e tjera.

JASHTË ITALISË - Në Lojërat Olimpike të 2012-ës në Londër, në Botërorin e 2014-ës apo në Europianin e 2016-ës ka pasur lojtarë myslimanë që kanë ndjekur agjërimin pa hequr dorë nga kompeticio­net në fjalë, por ka pasur edhe si Mesut Ozil që në 2014-ën e shtyu detyrimin e tij ndaj besimit. Në 1995 Hakim Olazhuon ruajti mesataren e 30 pikëve për ndeshje në NBA gjatë muajit të Ramazanit, ndërkohë që në 2019-ën Mane e Salah të Liverpulit dhe Sisoko i Totenhemit rrezikuan të mos kishin një formë optimale në ndeshjen me të rëndësishm­e të sezonit ku nuk e respektuan agjërimin. Në fakt, treshja në fjalë vendosi ndeshjen pasi Mane krosoi, Sisoko e preku topin me dorë në zonën e tij duke shkaktuar penalltinë që Salah e shndërroi në gol.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania