Panorama Sport (Albania)

Duro mohon kompromisi­n, kompromisi­n, Adili: Adili: Vllaznia Vllaznia gati për për titull titull dhe dhe Kupë

Sherri në Shkodër, dënohet 5 ndeshje Obanori i Laçit Roland Luçi: Nuk shoh ekip më të mirë se Vllaznia

- ADMIR URUÇI

Mevlan Adili ësh të shfaqur si lid er i vërtetë në mbrojtjen e Vllaznisë këtë sezon. 27-vjeçari nga Shkupi po kalon një formë të shkëlqyer dhe këtë e tregoi edhe në takimin ndaj Laçit, ku bashkë me Dajan Shehin, në qendër të prapavijës, ishin të pakalueshë­m. Në prononcimi­n pas kualifikim­it në Kupë, Adili theksoi se fitorja kundër Laçit ishte më se e merituar. Sipas tij, Vllaznia i ka shanset për të luftuar deri në fund në të dyja frontet, duke fituar trofetë e këtij sezoni. Për titullarin kuqeblu, skuadra ka sakrifikua­r shumë për këtë ecuri.

Mevlan, Vllaznia në finale. Ishte ky një çlirim në këtë fund sezoni?

Pa dyshim që jam shumë i kënaqur. Urime gjithë shkodranëv­e, sepse ka vite që s’e kanë përjetuar këtë moment. Edhe tifozët, ashtu si ne, kanë gëzimin më të madh për daljen në këtë finale.

Patët mundësi që ta mbyllnit që në pjesën e parë takimin ndaj Laçit, ndërsa fundi ishte me paksa tension. Si mendoni?

Na doli siç edhe e kishim shpresuar. Pra, që të shënonim shpejt dhe me një mbrojtje shumë të mirë e me një portier si Zogoviç, mjafton të realizojmë një gol dhe pastaj gjithçka është e lehtë.

Çfarë ndodhi në përfundim të ndeshjes, pse erdhi gjithë ajo përleshje?

Nuk e di. Unë isha duke i ndarë lojtarët, sepse në fund të fundit nuk na nevojitet një gjë e tillë. Kundërshta­ri deshi që të na ngacmonte apo ndonjë gjë tjetër, por ne u kemi treguar gjitha ekipeve që kemi luajtur “Fair Play”. Ka pasur edhe ekipe që edhe na kanë marrë pikë e kanë dalë nga dera si më të mirët, prandaj neve s’na shkojnë për shtat ngacmimet e kundërshta­rit.

Do të vazhdojë lufta edhe në kampionat, aty ku jeni vetëm dy pikë larg kreut?

Pa dyshim që do të vazhdojë lufta edhe në kampionat. Asgjë nuk kemi bërë, thjesht kemi marrë vetëm një vizë për në finalen e Kupës, kurse lufta e vërtetë është në kampionat.

E shihni më të lehtë finalen me Skënderbeu­n?

Nuk ka finale të lehtë. Edhe në lagje të luash finale, mbetet e tillë dhe nuk ka favoritë asnjëherë. Luhet vetëm një ndeshje dhe emocionet janë më të ndryshme sesa në një takim tjetër.

Mendonin se janë të gjitha shanset që ky grup të fitojë të dy trofetë këtë sezon?

Normalisht që mund t’ia arrijmë, sepse grupi është formuar shumë mirë. Ne kemi punuar shumë për këto rezultate dhe nuk janë rastësisht. Ata që thonë se janë rastësisht këto rezultate, nuk kanë lidhje me futbollin. Ne kemi punuar shumë, kemi sakrifikua­r dhe me gjithë mundësitë që kemi pasur edhe Zoti shpërblen çdo njeri që është i sinqertë me punën e tij dhe jep maksimumin.

 ??  ??
 ??  ?? Mevlan Adili duke festuar pas golit të Hoxhajt
Mevlan Adili duke festuar pas golit të Hoxhajt

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania