Panorama Sport (Albania)

Botërori, FSHF 3 milionë euro premio Kombëtares

Miliona për çdo ndeshje, zbulohet sa marrin kuqezinjtë në rast kualifikim­i

- OLSI TUJANI

Shqipëria ka nisur edicionin kualifikue­s drejt Botërorit, “Katar 2022”. Në tri takimet e para, kuqezinjtë kanë bërë “detyrat e shtëpisë” sa u takon pikëve, duke mposhtur

Andorrën dhe San Marinon, mirëpo kanë qenë larg me lojën dhe atë që është treguar në fushë përballë këtyre dy ekipeve modeste në letër. Po shpërblime­t...

Shqipëria ka nisur edi cionin kualifikue­s drejt Botërorit, “Katar 2022”. Në tri takimet e para, kuqezinjtë kanë bërë “detyrat e shtëpisë” sa u takon pikëve, duke mposhtur Andorrën dhe San Marinon, mirëpo ka qenë larg me lojën dhe atë që është treguar në fushë përballë këtyre dy ekipeve, modestë në letër. Po shpërblime­t sa kanë qenë në këto tri ndeshje, përfshirë edhe Anglinë? “Panorama Sport”, ekskluzivi­sht ka mësuar shpërblimi­n e vënë në dispozicio­n nga FSHF-JA për skuadrën për çdo ndeshje, brenda dhe jashtë fushe. Jo vetëm kaq por edhe premion e majme për kualifikim­in historik në Botërorin “Katar 2022”, për të cilin vlera është 3 milionë euro. SHPËRBLIME­T

Në Kombëtare luhet për nder dhe krenari, mirëpo kënaqësia që merr i gjithë kombi nga kuqezinjtë meriton në këmbim edhe një shpërblim monetar nga institucio­ni i futbollit. Gazeta ka mësuar ekskluzivi­sht se në vendimin për shpërblimi­n e Kombëtares, mungon vetëm trajneri Reja, i cili i ka të parashikua­ra në kontratën personale të gjitha klauzolat dhe shpërblime­t për çdo edicion që drejton. Dy asistentët e tij kanë shpërblim nga 1000 euro për çdo fitore, brenda apo jashtë fushe. Ndërsa, për barazimin, varion nga 500 euro, 750 euro dhe të tjera shifra në varësi edhe të kundërshta­rit. Shpërblim për rezultate pozitive ka edhe për mjekët, fizioterap­istët si edhe dy punëtorët që kujdesen për të gjithë bazën materiale të ekipit, në çdo grumbullim

dhe në çdo ndeshje që kanë për të zhvilluar. SKUADRA

Një nga kundërshta­rët, për të cilin 23 lojtarët e grumbullua­r të Kombëtares nuk marrin shpërblim brenda dhe jashtë fushe, është San Marino. Ndërkohë, për Andorrën

transferta është shpërblyer me 1000 euro për secilin ndërsa triumfi në Tiranë vlerësohet me 500 euro. Me humbjen në Tiranë, kuqezinjtë kanë humbur shpërblimi­n prej 8000 eurosh secili prej 23 lojtarëve. Ndërsa, në rast triumfi në Angli shpërblimi është

10 mijë euro për secilin. Barazimi shpërblehe­t me 6 mijë euro secilit. Transferta polake është e dyta për nga vlerësimi me 8 mijë euro për fitoren dhe pesë mijë për barazimin ndërsa 3 pikët në Hungari shpërblehe­n me 6 mijë euro për çdo lojtar. Barazimi,

dy mijë më pak. Fitorja në Shqipëri ndaj Levandovsk­i & CO vlerësohet me 6 mijë euro premio dhe ndaj Hungarisë me 4 mijë euro secilit. Barazimi në shtëpi, ndaj Polonisë shpërblehe­t me 4 mijë euro për secilin dhe ndaj Hungarisë me 2 mijë për secilin.

 ??  ??
 ??  ?? Shqipëria feston triumfin në Andorrë
Shqipëria feston triumfin në Andorrë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania