Panorama Sport (Albania)

Gol dhe lot, Berisha: Jam si Rashfordi

“Kupën e sjellim në Korçë, ja çfarë më tha Memelli”

- LLAZI SARO

Nga goli te lotët e hidhërimit dhe ato të gëzimit. Elvi Berisha i provoi të gjitha emocionet në ndeshjen e Kupës ndaj Teutës në Durrës. Shënoi, u ndëshkua me kartonin e kuq dhe gëzoi për arritjen në finale. Në një rrëfim pa doreza për “Panorama Sport”, sulmuesi i Skënderbeu­t tregon sekretet e këtij momenti mjaft të mirë që po kalon ekipi, bisedën me Memellin pas kartonit të kuq dhe idhulli i tij në futboll.

Elvi, e kishit menduar qe në këtë situatë jo të mirë që ndodhet klubi të shkonit në finalen e Kupës, në një kohë që ende nuk keni siguruar mbijetesën në Superiore?

Për të qenë i sinqertë, në bisedat që bënim me shokët, e kishim menduar për të shkuar deri në finale. Këtë besim e kishim, duke parë që po kalonim një formë të mirë. Ishim rritur shumë në aspektin moral dhe sa i përket lojës cilësore që bënim. Paraqitjet e ndeshjeve të fundit me rezultate pozitive radhazi dhe një ekip shumë herë më solid se në të kaluarën, na kishim dhënë besim se do të shkonim në finale. Pavarësish­t se përballë kishim një ekip të fortë si Teuta dhe luanim në transfertë, mendoj se kemi zhvilluar një ndeshje perfekte.

Çfarë ndodhi në atë moment kur shënuat, hoqët fanellat dhe më pas shpërthyet në lot pas ndëshkimit me të kuq...?

Ishte një moment që më

rrëmbeu, sepse e kisha pritur shumë atë gol. Për momentin më pushtoi një gëzim i paparë dhe në fraksion sekonde harrova që isha ndëshkuar me të verdhë në fillimin e lojës. Emocionet e mëdha bëjnë edhe lojëra të tilla. Më pas u kthjellova dhe u mërzita shumë që do lija shokët me 10 lojtarë në fushë dhe plus kësaj që nuk do të luaja në finale. Kërkoj edhe një herë falje për atë moment, por gjithsesi jam i lumtur që shënova dhe për arritjen e ekipit tonë në finalen e kupës kundër Vllaznisë.

Memelli iu përqafoi direkt kur po shkonit në dhomat e

zhveshjes. Çfarë ju tha konkretish­t?

Trajneri u mundua të më qetësonte, pasi është një person që punon shumë me ne në aspektin psikologji­k. Më përqafoi dhe më tha që nuk ka problem ajo që ndodhi. Të tilla situata janë gjëra që ndodhin. Me pak fjalë, më mbështeti, si trajneri, stafi dhe të gjithë shokët. Madje në përfundim të pjesës së parë, më premtuan që do ta fitojnë ndeshjen për të mos më bërë të ndihem fajtor.

Cili ka qenë kompliment­i më i bukur që keni marrë pas ndeshjes?

Kam marrë shumë kompliment­e

nga të gjithë njerëzit që më duan dhe nga specialist­ët e futbollit. Ishin të gjitha të bukura, prandaj nuk mund të veçoj dot askënd.

A keni dikë që ju frymëzon dhe e keni idhull?

Më frymëzon babai im. Ai është personi që çdo ditë më motivon për të ecur përpara dhe pse është kritiku im më i madh, por edhe nga ana tjetër është tifozi më i zjarrtë i imi. Nga lojtarët që më pëlqen dhe më përshtatet me pozicionin dhe mënyrën e lojës është Markus Rashford.

Cili është sekreti i kësaj ecurie me Skënderbeu­n?

Është grupi dhe besimi që kemi krijuar me njëri-tjetrin. Kjo është merita kryesore. Ne futemi në fushë në çdo ndeshje për ta fituar dhe i shikojmë të gjithë kundërshta­rët e barabartë. Ndryshim ka sjellë edhe këtë ecuri pozitive.

Pas kësaj periudhe të suksesshme, bëhet më e lehtë arritja e mbijetesës?

Besoj se nuk ka gjë të mirë që arrihet lehtë, por jam i mendimit se rezultatet pozitive do të na ndikojnë për mirë që ta rrisim performanc­ën në vijim. Është një objektiv primar për ne dhe do të bëjmë të pamundurën që t’ia dalim. Kemi rikuperuar

shumë këto javë dhe duhet të vazhdojmë kështu me të njëjtin ritëm, për të ecur të bindur përpara drejt sigurimit të mbijetesës.

Besoni se mund ta fitojë Skënderbeu Kupën kundër Vllaznisë?

Unë personalis­ht besoj se do ta fitojmë Kupën, edhe pse unë s’do të luaj. Një gjë të tillë e dua si një dhuratë nga shokët. Do t’u kërkoj që të më premtojnë se do të derdhin çdo energji për ta fituar. E di që çunat do të japin maksimumin dhe do ta sjellin kupën në Korçë, pasi do të ishte historike për ne.

 ??  ?? Berisha ekzaltohet për golin dhe heq fanellën...
Berisha ekzaltohet për golin dhe heq fanellën...
 ??  ?? ...por harron që kishte karton të verdhë...
...por harron që kishte karton të verdhë...
 ?? FOTOT: P. PASHOLLARI ?? ...dhe Jorgji e “shpërblen” me një të kuq të drejtë, por të hidhur
FOTOT: P. PASHOLLARI ...dhe Jorgji e “shpërblen” me një të kuq të drejtë, por të hidhur

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania