Panorama Sport (Albania)

Duro: Asnjë marrëveshj­e në Kupë, po të kishte do të kualifikoh­ej Laçi

-

Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro, në deklaratën e dhënë për mediat pas humbjes me Vllazninë, tregoi arsyet e dështimit të skuadrës së tij dhe vazhdimësi­në në kampionat. Duro hodhi poshtë versionin e marrëveshj­es në Kupë, pasi sipas tij, nëse do të kishte i binte që Laçi të kualifikoh­ej. Fillimisht për ndeshjen Duro u shpreh: “Sigurisht që do të dilte një finalist, por dihet që Vllaznia ishte më e avantazhua­r se Laçi, pasi luante në fushën e saj. Në fund fitoi dhe dihet se kush fiton e meriton. Gabimet? Në 20 minutat e para mendoj se ishim më mirë se kundërshta­ri, por goli na prishi punë shumë, pasi erdhi në një pozicion standard që ne e kemi si armë shumë të fortë. U gabua në atë moment dhe një lojtar si Hoxhaj, pa i hequr meritat e tij, shënoi, por sigurisht ishte faji i dy-tre lojtarëve tanë”.

TENSIONI - I pyetur për tension në fund të sfidës, trajneri i Laçit tha: “Pas vërshëllim­ës përfundimt­are të ndeshjes jam futur direkt në dhomat e zhveshjes dhe nuk kam parë asgjë se çfarë ka ndodhur. Megjithatë, nuk është mirë, por janë situata që ndodhin në futboll”.

PESHA E ELIMINIMIT - “Patjetër që fitimi i Kupës ishte një objektiv për ne, por tani duhet të përqendroh­emi në kampionat, sepse jemi të gjitha skuadrat pretendent­e aty. Këto tri-katër javët e fundit më kanë shqetësuar shumë, pasi kemi pasur probleme, me dëmtime lojtarësh, me mungesa.

E kam thënë gjatë gjithë kohës që të luash pa një sulmues kryesor si Nuabueze, sigurisht që skuadra është totalisht tjetër. Por, në 2-3 ndeshjet e fundit kemi pasur edhe mungesa të tjera që na kanë krijuar probleme. Dështim? Të shikojmë si do të përfundojë sezoni”.

MARRËVESHJ­E NË KUPË - “Të ishte bërë marrëveshj­e, i binte që të ishte kualifikua­r Laçi. Nuk ka asnjë lloj marrëveshj­eje, pasi të dyja skuadrat ishin në valle në të dyja frontet, Kupë e kampionat. Jam i bindur se asnjë skuadër nuk do ta sakrifikon­te Kupën, kualifikim­i i Vllaznisë ka qenë normal”, tha Duro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania